Categories: autotech

Japoni, Mitsibishi ul prodhimin për shkak të problemit të furnizimit me çipa

Mitsubishi Motors ka njoftuar se do të zvogëlojë prodhimin në Japoni dhe Tajlandë nga muaji i ardhshëm për shkak të problemeve të furnizimit me çipa gjysmëpërçues.

Kompania përmes një deklarate tha se problemet në furnizimin me çipa gjysmëpërçues u shkaktuan për shkak të vështirësive të biznesit në mes të pandemisë dhe për shkak të rritjes së kërkesës për çipa gjysmëpërçues, të cilat përdoren gjithashtu në prodhimin e telefonave mobilë, konzollave të video-lojërave, pajisjet për rrjetin 5G dhe pajisje të tjera, shkruan Anadolu Agency (AA).

Të lidhura

None found

Mitsubishi do të zvogëlojë prodhimin me 16.000 automjete në tri fabrika në Japoni dhe Tajlandë në maj.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo raporton se Mitsubishi gjithashtu uli prodhimin për automjetet në mars dhe me 7.500 automjete në prill.

Po ashtu edhe prodhuesi japonez i makinave Subaru shkurtoi prodhimin me 25.000 automjete këtë muaj, gjithashtu për shkak të problemit të furnizimit me çipa.

 

të fundit

VIDEO/ Flamurtari dhe Bylisi në barazim pas një pjese të parë me dy gola dhe emocione në Vlorë

Flamurtari - Bylis Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Flamurtari – Bylis me shifrat 1-1, e vlefshme për javën…

2 minutes ago

Kurti për The Irish Times: Njohja reciproke është kusht për normalizim të plotë me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova kërkon normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me njohjen reciproke…

3 minutes ago

Konjufca dhe Orban diskutojnë rrugën evropiane të Kosovës dhe bashkëpunimin mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar sot një takim me homologen e tij nga Hungaria,…

3 minutes ago

Rritja e nivelit të Fierzës mbulon sërish rrënojat e Kukësit të Vjetër

Reshjet e shiut me intensitet mesatar deri të lartë që kanë përfshirë qarkun e Kukësit kanë ndikuar në rritjen e…

12 minutes ago

Tren i Amtrak përplaset me kamion në Luiziana, të paktën 5 të plagosur dhe tre vagonë jashtë shinave

Të paktën pesë persona kanë mbetur të plagosur pas përplasjes së një treni të kompanisë Amtrak me një kamion 18-rrotësh,…

13 minutes ago

Shiroka Pula pret diplomatin luksemburgas, në fokus mbështetja prej 50 milionë eurosh

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të ngarkuarin me punë të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz,…

14 minutes ago