Një nga emrat e njohur të letërsisë dhe skenaristikës ka shprehur shqetësimin për kërcënimet që Inteligjenca Artificiale (IA) mund të paraqesë për profesionin e shkrimtarit.
None found
Jack Thorne, i cili drejton Shoqatën e Shkrimtarëve të Britanisë së Madhe, deklaroi se vendimet e qeverisë do të kenë ndikim vendimtar në mënyrën se si do të jetë e ardhmja e shkrimtarëve në vend gjatë shekullit të ardhshëm.
“Qeveria po e vështron inteligjencën artificiale me sy më të mëdhenj se Bugs Bunny. Nuk e kupton çfarë është dhe as nëse duhet t’i afrohet apo të largohet prej saj”, u shpreh ai.
Thorne shtoi se mbetet e paqartë nëse IA do të shndërrohet në shtyllë të ekonomisë së vendit apo në një fuqi me pasoja shkatërruese. Sipas tij, vendimet që do të merren nga qeveria gjatë pesë viteve të ardhshme do të “përcaktojnë se si do të duken qindra vitet e ardhshme për çdo shkrimtar”.
Ai pranoi se inteligjenca artificiale mund të sjellë zhvillime të rëndësishme në shkencë dhe ekonomi, por paralajmëroi se pasojat negative mund të jenë më të mëdha se përfitimet nëse modelet aktuale lejohen të veprojnë pa kufizime në emër të përparimit teknologjik.
Thorne, i njohur për punën e tij si shkrimtar televiziv në produksione si “Adolescence” dhe “His Dark Materials”, foli edhe për atë që e quajti “vjedhje në shkallë industriale” të veprave të shkrimtarëve, pa marrë pëlqimin e tyre dhe pa u ofruar pagesë. Ai tha se një praktikë e tillë bie ndesh me ligjin ekzistues britanik për të drejtat e autorit.
Sipas tij, shkrimtarët mbajnë gjithashtu një përgjegjësi etike, ndërsa paralajmëroi se përdorimi i IA-së për mashtrim mund të sjellë “pasoja katastrofike” për këtë profesion.
Thorne ngriti shqetësime edhe për ndërhyrjet e vazhdueshme që mund të prekin profesionin në vitet e ardhshme. Ai përmendi zëvendësimin e leximit të skenarëve me animatikë, përdorimin e zakonshëm të IA-së për krijimin e ideve dhe, në të ardhmen, mundësinë që vetë shkrimtari të zëvendësohet. / DPA News.
Presidenti Donald Trump u distancua sot nga puna që dy prej këshilltarëve të tij kryesorë, të cilët po ndihmojnë në…
Njëri nga 63 minatorët që kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës është nxjerrë nga horizonti i 11-të. Lajmin…
Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Akademia e Shkencave…
Ndërrimi i dytë i minatorëve të Trepçës ka mbetur brenda horizontit 11, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për shkak të…
Mbi 60 minatorë kanë mbetur të ngujuar nën tokë në minierën e Stan Tërgut, në një thellësi që arrin deri në…
Edon Zhegrova po tregon edhe një herë se driblimi mbetet një prej armëve të tij më të forta. Ylli i…