Categories: tech

Instagrami bën ndryshimin e radhës, shton titrat

Diskutimi i vijuar prej muajsh tashmë është bërë fakt i kryer: Instagram-i ka vendosur opsionin e titrave automatike në InstaStory. Opsioni i ri mendohet të ndihmojë përdoruesit për të krijuar përmbajtje më interaktive dhe do të lehtësojë përdorimin e aplikacionit për personat që nuk mund të dëgjojnë.

Titrat do të funksionojnë si ngjitëset dhe e përkthejnë zërin në tekst, duke i lejuar përdoruesit të lexojnë ose dëgjojnë. Opsioni ngjan me atë të muzikës në përdorim, kështu që nuk është i vështirë.

Të lidhura

None found

Si të vendosësh titra në InstaStory?

Si fillim, përditëso aplikacionin dhe më pas provo të ngarkosh një video. Shko në sektorin e ngjitesave, kliko “Captions”, i cili ka ngjyrë të kaltër. Sapo e shtyp, zëri nis të përkthehet në tekst dhe pasi mbaron, ke mundësi ta personalizosh në llojin e shkrimit, madhësinë, ngjyrat. Gjithashtu, mund të korrigjosh gabimet që përkthyesi automatik mund të ketë kryer gjatë procesit të tij.

Në çfarë gjuhësh janë të disponueshme titrat?

Përkthyesi automatik njeh deri në 90 gjuhë, nga të cilat përdoruesit mund të zgjedhin. Për ta bërë këtë, kliko shenjën “Shih përkthimet” në këndin e sipërm të majtë të një story dhe nëse del një gjuhë tjetër, klikoni mbi të dhe do të shfaqet përkthimi juaj. Ky opsion është i disponueshëm vetëm për ato postime me tekst, ende jo për ato me zë.

A ka titra për Instagram Reels?

Aktualisht, titrat funksionojnë për Thread, Stories dhe IGTV (kjo e fundit përkthen deri në 16 gjuhë). Gjithsesi, në një njoftim për shtyp, Instagram ka në plan ta testojë në Reels së shpejti.

të fundit

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

8 minutes ago

Shooting near Illinois Wesleyan University leaves 19-year-old dead and seven people injured

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

11 minutes ago

US midterm elections: More than 52 million have voted early as campaign spending reaches $11.6 billion

Kanë mbetur vetëm 48 orë nga dita zyrtare e votimit për zgjedhjet e mesmandatit nw SHBA më 3 nëntor. [...]…

11 minutes ago

France releases 10 million barrels from strategic reserves, fuel prices fall

Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…

11 minutes ago

Netët e ftohta mund të prishin gjumin: çfarë rekomandojnë studimet

Netët e ftohta ndikojnë në gjumin tonë, studimet tregojnë si të flemë më mirë — Klan Kosova [...]Read More...

15 minutes ago

Të shtëna pranë Universitetit Wesleyan të Illinois, një 19-vjeçare humb jetën dhe shtatë persona plagosen

Një 19-vjeçare ka mbetur e vrarë dhe shtatë persona të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri pranë…

19 minutes ago