Alphabet, kompania mëmë e Google, pritet të investojë të paktën 13 miliardë euro në infrastrukturën e inteligjencës artificiale në Finlandë përgjatë dy viteve të ardhshme. Paralelisht, gjiganti teknologjik ka firmosur kontratën e parë për energji bërthamore jashtë Shteteve të Bashkuara.
None found
Sipas marrëveshjes, Google do të blejë energjinë e prodhuar nga njëri prej dy centraleve bërthamore finlandeze për një periudhë 22-vjeçare, me të drejtën për të marrë deri në 50% të prodhimit të tij.
Fortum dhe Google kanë njoftuar gjithashtu se do të shqyrtojnë mundësinë e ndërtimit të kapaciteteve të reja bërthamore dhe të projekteve të energjisë së rinovueshme në Finlandë.
“Kjo është marrëveshja e parë e Google për energjinë bërthamore jashtë Shteteve të Bashkuara dhe ne mendojmë se është një gur themeli vërtet i rëndësishëm për gjithçka që po bëjmë këtu”, u deklaroi gazetarëve në Helsinki Drejtoresha Kryesore e Investimeve e kompanisë amerikane, Ruth Porat.
Energjia bërthamore, e cila siguron sasi të mëdha elektriciteti me emetime të ulëta karboni, përbën një nga avantazhet që Finlanda mund t’u ofrojë kompanive teknologjike.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur kompani si Microsoft, ByteDance, pronari i TikTok, dhe Google po kërkojnë lokacione për qendra të të dhënave, me synimin për të kufizuar shpenzimet e energjisë dhe për të respektuar objektivat klimatike.
Nepali përdor dronët për të shpërndarë ndihma/ Mjetet ajrore transportojnë ushqime, ilaçe dhe karburant në zonat e izoluara
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…
Dashi ♈ Sot do të ndihesh më energjik dhe i gatshëm për të marrë iniciativa të reja. Në dashuri, një…
Legjenda e Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka folur hapur për vdekshmërinë, duke pranuar se herë pas here mendon për…
Myrto Uzuni Myrto Uzuni ka ardhur me një reagim në profilin e tij në Instagram, aty ku zgjedh të flasë…
Pas 40 vitesh trupa e pallatit më të famshëm në Shqipëri, “Pallatit 176” u ribashkua në ekranin e Top Channel…
Deputeti i PD, Klevis Balliu ka folur në “Review” me Greta Topjana lidhur me protestën e zhvilluar një ditë më…