Gjykata Rajonale e Mynihut ka konstatuar se kompania Suno, e cila gjeneron muzikë përmes inteligjencës artificiale, ka cenuar të drejtat e autorit. Ky vendim pritet t’i japë shtysë përballjes më të gjerë ligjore ndërmjet artistëve, botuesve dhe kompanive teknologjike që zhvillojnë modele të AI-së.
None found
Në vendimin e dhënë të premten, gjykata përcaktoi se Suno nuk kishte të drejtë të përpunonte dhe përdorte krijimet muzikore të artistëve që përfaqësohen nga Gema, organizata gjermane përgjegjëse për licencimin e të drejtave muzikore. Kompania duhet të bëjë të ditura fitimet e siguruara nga shfrytëzimi pa autorizim i materialeve të mbrojtura dhe do të detyrohet gjithashtu të paguajë dëmshpërblim, shuma e të cilit do të caktohet më vonë.
Çështja mund të dërgohet për apelim në një gjykatë të një shkalle më të lartë.
Suno e ka selinë në Massachusetts të SHBA-së dhe, gjatë një raundi financimi në muajin qershor, u vlerësua në 5.4 miliardë dollarë. Duke përdorur modele të inteligjencës artificiale, platforma u jep mundësi përdoruesve të prodhojnë këngë nëpërmjet komandave me tekst.
Akuzat për shfrytëzimin e muzikës së mbrojtur pa shpërblyer autorët dhe kompozitorët kanë përfshirë disa kompani që zhvillojnë muzikë me AI. Paditë kolektive të ngritura ndaj Suno dhe rivales së saj, Udio, mbështeten nga më shumë se 1.800 artistë.
Udio i zgjidhi vitin e kaluar mosmarrëveshjet për të drejtat e autorit përmes marrëveshjeve me Universal Music Group dhe Warner Music Group. Edhe Suno, ndërkohë, ka lidhur veçmas një marrëveshje me Warner Music Group.
Në diskutimin botëror për përdorimin nga inteligjenca artificiale të materialeve të mbrojtura dhe për të drejtat e krijuesve të përmbajtjes, vendimi i gjykatës gjermane shihet si një precedent me rëndësi.
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka zhvilluar një takim me eurodeputetin Reuten në Parlamentin Evropian në Bruksel,…
Familjarët e ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, janë parë para Pallatit të Drejtësisë. Sipas pamjeve të publikuara nga…
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim dhe në bashkëpunim me njësitet tjera relevante të Policisë…
Në ceremoninë e ndërrimit të komandës së Forcës së NATO-s në Kosovë, KFOR, ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk…
Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka deklaruar se gjatë këtij viti në Kosovë janë…
Kuvendi i RMV-së sot konfirmoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Shëndetësisë, Jovica Andovski.Deputetët miratuan rendin e ditës të seancës së 126-të,…