Një rrjet eksperimental i komunikimit kuantik u vu në funksion të mërkurën nga qeveria gjermane dhe disa shtete federale, për të rritur mbrojtjen gjatë shkëmbimit të të dhënave të ndjeshme.
Përballë rrezikut në rritje nga sulmet kibernetike, ky rrjet synon t’u mundësojë autoriteteve publike, bizneseve dhe operatorëve të infrastrukturës kritike të komunikojnë në mënyrë të sigurt.
None found
Në projekt janë angazhuar qeveria federale dhe katër shtete: Bavaria, Berlini, Saksonia dhe Turingia. Drejtuesit e këtyre shteteve morën pjesë përmes një lidhjeje me video në ceremoninë e zhvilluar në Berlin.
Vënia në punë e rrjetit përbën eksperimentin më të fundit pas shtatë vitesh punë kërkimore në kuadër të nismës QuNet. Ajo bashkon institucione kërkimore gjermane dhe mbështetet nga Ministria Federale e Arsimit dhe Kërkimit me një financim prej 125 milionë eurosh, ose rreth 140 milionë dollarësh.
Gjatë aktivitetit në Berlin, Ministrja Federale për Kërkime, Dorothee Bär, theksoi se kërcënimet ndaj metodave të tanishme kriptografike e bëjnë komunikimin kuantik një përbërës qendror të domosdoshëm për infrastrukturat digjitale.
Nga ana e tij, kryeministri i Turingisë, Mario Voigt, e përshkroi atë si rrjetin më të madh në botë të komunikimit kuantik që aktualisht përdoret në praktikë.
Në terma të thjeshtë, sistemi mundëson një enkriptim më të sigurt të të dhënave. Nisma QuNet shpjegon se teknologjia kuantike shërben edhe për të identifikuar përpjekjet për përgjim dhe për të dhënë paralajmërime për to.
Mbi këtë bazë mund të krijohet një çelës, të cilin e njohin vetëm dërguesi dhe marrësi. Ky proces është konceptuar që t’u rezistojë edhe sulmeve të ardhshme të kryera nga një kompjuter kuantik.
Në themel të teknologjisë kuantike qëndrojnë vetitë e njësive jashtëzakonisht të vogla të energjisë, të quajtura kuante. Studiuesit mund t’i përdorin këto veti në një larmi të gjerë zbatimesh.
Kryetari i Komisionit Parlamentar për Arsim dhe Shkencë, Enver Hoxhaj, ka theksuar nevojën për një transformim rrënjësor të sistemit arsimor…
Alta Banka – Beograd është aksionare, është institucioni të cilit i kemi dhënë leje për hyrje, kështu u përgjigj Guvernatori…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Bujar Osmani, ka vlerësuar se mobilizimi i jashtëzakonshëm i mërgatës dhe bashkimi i…
Indrit Tuci Qendërsulmuesi shqiptar, Indrit Tuci, po zhvillon sezon pozitiv te NK Olimpija në elitën e futbollit slloven, 4 gola…
Postimi i Arbër Hajdarit Më mbytën mesazhet për thashethemet e Erion Veliajt. Jam pa fjalë dhe nuk e kuptoj pse…
Harry Kane ka arritur majën e futbollit individual duke fituar Topin e Artë 2026, por sulmuesi anglez e ka bërë…