Gjermania po hyn në një periudhë të vështirë për shkak të shtimit të rrezikut nga sulmet kibernetike të mbështetura nga inteligjenca artificiale, paralajmëroi të mërkurën në një konferencë në Potsdam, pranë Berlinit, drejtuesja e autoritetit kombëtar të sigurisë kibernetike.
Claudia Plattner, presidente e Zyrës Federale për Sigurinë e Informacionit (BSI), deklaroi se vendi ndodhet deri diku në nisje të një “epoke të re të sigurisë kibernetike”. Sipas saj, vitet që vijnë do të jenë “shumë të vështira dhe të trazuara”, pasi inteligjenca artificiale pritet të ndikojë në rritjen e sulmeve në hapësirën dixhitale.
None found
“Me IA-në, ne jemi në fillimin e asaj që do të na vijë përballë në vitet e ardhshme”, u shpreh Plattner, duke shtuar se kriminelët kibernetikë tashmë po e përdorin këtë teknologji për të zbuluar më me shpejtësi dobësitë në sistemet e teknologjisë së informacionit.
Të mërkurën, drejtues të institucioneve gjermane të sigurisë u mblodhën në Institutin Hasso Plattner për Konferencën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike.
Autoritetet e sigurisë po kërkojnë gjithashtu më shumë kompetenca për të reaguar. Sinan Selen, president i Zyrës Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës, agjencia e inteligjencës së brendshme, tha se “sulmet kibernetike janë tashmë sizmografi i tensioneve gjeopolitike. Ky sizmograf po sinjalizon fuqishëm këtu.”
Sipas tij, mbrojtja ndaj këtyre sulmeve është bërë gjithnjë e më e ndërlikuar, ndaj bashkëpunimi i ngushtë mes autoriteteve të sigurisë është më i domosdoshëm se kurrë. Qëllimi, tha ai, është që infrastruktura e sulmuesve të neutralizohet sa më herët, në mënyrë që dëmet të shmangen plotësisht.
Përveç masave parandaluese, qeveria synon që në të ardhmen të lejojë edhe “mbrojtjen aktive kibernetike”.
Nënkryetarja e Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA), Marina Link, theksoi se aktualisht autoritetet nuk kanë kapacitetin për të ndërhyrë në mënyrë mbrojtëse dhe se u duhet të presin “derisa dëmi të jetë bërë tashmë”. Ajo shprehu shpresën që kjo situatë të ndryshojë përpara fundit të vitit, përmes ligjit për mbrojtjen kibernetike që po shqyrtohet aktualisht në parlament.
Javën e kaluar, qeveria federale së bashku me qeveritë e landeve aktivizuan edhe Qendrën e Përbashkët për Luftimin e Kërcënimeve Hibride. Sipas ekspertëve, aktivitetet ruse e kanë rritur nivelin e kërcënimit ndaj Gjermanisë. Spiunazhi, sulmet kibernetike, sabotimi dhe manipulimi i informacionit konsiderohen forma tipike të këtyre kërcënimeve hibride.
Eksperti i sigurisë kibernetike Christian Dörr nga Instituti Hasso Plattner e përshkroi Gjermaninë si “pikën e nxehtë” të Europës për sulmet ransomware, duke theksuar se vendi mbetet një objektiv kryesor për këtë lloj kriminaliteti.
Sulmet ransomware përfshijnë programe keqdashëse që bllokojnë përmes enkriptimit të dhënat dhe sistemet, ndërsa autorët kërkojnë pagesa shpërblimi për t’i zhbllokuar ato.
“Kërkesat për shpërblim nga kriminelët arrijnë mesatarisht në qindra mijëra euro. Mbi këtë shtohen javë të tëra ndërprerjeje derisa gjithçka të rikthehet në funksion. Kjo mund ta çojë një kompani drejt falimentimit”, tha Dörr.
Ai nënvizoi gjithashtu se niveli i ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike në Gjermani mbetet i ulët. “Ne kemi mbetur prapa në krahasimet ndërkombëtare për shumë vite”, deklaroi ai.
Sipas BKA-së, gjatë vitit të kaluar në të gjithë Gjermaninë u raportuan 1.041 raste të sulmeve ransomware dhe formave të tjera të vjedhjes së të dhënave të lidhura me zhvatjen, nga 950 raste në vitin 2024.
Dörr tha se krimi kibernetik është një biznes global, por se shumë shpesh gjurmët të çojnë drejt Rusisë. Sipas tij, atje ekziston “pak rrezik ndjekjeje penale dhe ekstradimi”, për sa kohë që kriminelët zgjedhin viktima jashtë Rusisë.
Në vitet e fundit është vënë re një ndërthurje gjithnjë në rritje mes kriminelëve kibernetikë dhe aktorëve shtetërorë, shtoi Dörr. “Nga njëra anë sepse shtetet e kanë zbuluar këtë si një burim shtesë të ardhurash për veten e tyre, por edhe sepse autorët vijnë nga radhët e luftëtarëve kibernetikë ofensivë të këtyre vendeve dhe mund të ‘fitojnë pak më shumë’ pas orarit të punës”, tha ai./ DPA News
Mauricio Pochettino po shijon një fillim të jashtëzakonshëm me Shtetet e Bashkuara në Kupën e Botës 2026, por sipas trajnerit…
Dashi Dite premtuese dhe e mbushur me momente harmonike kjo e sotmja për te dashuruarit. Marsi do ju nxite te…
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure pranë urës së Milotit. Bëhet me dije se dy…
Qyteti i Kavajës u trondit mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi një krim i rëndë ndodhi brenda familjes Rreshka. 76-vjeçari…
Ambasadori i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj ka reaguar ndaj, siç i cilëson ai, interpretimeve të pasakta dhe…
Fatmir Limaj ka reaguar ashpër pasi Taulant Balla e përfshiu emrin e tij në një listë të pretenduar me “mercenarë”…