Categories: tech

Galaxy S26 Ultra i Samsung fiton çmimin “Best Phone” në T3 Awards 2026

T3 Awards 2026 janë shpallur zyrtarisht, duke nxjerrë në pah fituesit kryesorë të vitit në industrinë e teknologjisë.

Të lidhura

None found

Mes emrave më të spikatur edhe këtë herë ishte Samsung. Pas suksesit të arritur në vitin 2025, kompania koreane ka rrëmbyer sërish çmimin prestigjioz “Best Phone”, kësaj radhe falë modelit të saj premium Galaxy S26 Ultra.

Galaxy S26 Ultra, i prezantuar më herët gjatë këtij viti, u vlerësua nga juria e ekspertëve të T3 si telefoni më i mirë i vitit, duke lënë pas rivalë të fortë nga kampi Android dhe serinë iPhone 17 të Apple.

Ky model solli përmirësime të rëndësishme në dizajn, performancë dhe privatësi. Ndër risitë më të veçanta të tij përmendet ekrani inteligjent i privatësisë, i cili pengon personat pranë përdoruesit të lexojnë mesazhet apo emailat në ekran.

Përveç çmimit për telefonin më të mirë, T3 ndau edhe më shumë se 80 vlerësime të tjera në kategori të ndryshme të teknologjisë.

Në kategorinë “Product of the Year”, fitues u shpallën atletet Adidas Adizero Adios Pro Evo 3, të cilat janë vlerësuar si këpucët më të lehta dhe më të shpejta të garave që kjo markë ka prodhuar ndonjëherë.

Ndërkohë, Tim Cook, drejtori ekzekutiv i Apple, mori çmimin “Person of the Year”.

Në kategorinë e kompjuterëve portativë, çmimi kryesor i takoi Dell XPS 14, ndërsa BMW iX3 u shpall makina elektrike më e mirë.

Me rastin e 30-vjetorit të saj, T3 dha edhe një çmim të veçantë për produktin më të rëndësishëm në historinë e revistës. Ky vlerësim iu dha Apple iPod, pajisjes ikonike që ndryshoi mënyrën si miliona njerëz dëgjonin muzikë.

Kryeredaktori i T3, Mat Gallagher, deklaroi se iPod nuk ishte thjesht një produkt, por një revolucion për të gjithë industrinë e muzikës.

“Gjithçka nisi me idenë e 1,000 këngëve në xhep. Më pas erdhi iTunes dhe mënyra e re e pagesës për muzikën digjitale. Në fund, iPhone e bëri iPod-in të panevojshëm, por pa iPod-in, iPhone ndoshta nuk do të kishte ekzistuar”, u shpreh ai.

Mes kategorive më të rëndësishme, Garmin u shpall marka e vitit, ndërsa LEGO Smart Play fitoi çmimin për inovacionin teknologjik.

Në sektorin e audios, Bowers & Wilkins Px8 S2 u vlerësuan si kufjet më të mira, Sony WH-1000XM6 morën çmimin për kufjet më të mira të udhëtimit, ndërsa Bose QuietComfort Ultra Earbuds u shpallën kufjet më të mira “earbuds”.

Samsung mori vlerësim edhe në segmentin e telefonave të palosshëm, ku Galaxy Z Fold 7 u shpall më i miri i vitit. Në kategorinë e telefonave të mesëm, çmimi shkoi për Nothing Phone (4a) Pro.

Lista e fituesve kryesorë të T3 Awards 2026 përfshin:

Brand of the Year: Garmin

Product of the Year: Adidas Adizero Adios Pro Evo 3

Tech Innovation: LEGO Smart Play

Person of the Year: Tim Cook

Biggest Product in T3’s Lifetime: iPod

Best Phone: Samsung Galaxy S26 Ultra

Best Folding Phone: Samsung Galaxy Z Fold 7

Best Mid-range Phone: Nothing Phone (4a) Pro

Best Laptop: Dell XPS 14

Best Smartwatch: Samsung Galaxy Watch 8 Classic

Best Headphones: Bowers & Wilkins Px8 S2

Best Travel Headphones: Sony WH-1000XM6

Best Earbuds: Bose QuietComfort Ultra Earbuds

Best Soundbar: Marshall Heston 120

Best Smart Video Doorbell: Aqara Smart Doorbell

Best Robot Vacuum Cleaner: Dream Matrix10 Ultra

Best Streaming Device: Manhattan Aero 4K TV Streamer

Best Wireless Speaker: Sonos Play

Triumfi i Galaxy S26 Ultra konfirmon se Samsung mbetet një nga emrat më të fuqishëm në tregun e telefonave premium. Edhe pse iPhone 17 ishte mes konkurrentëve kryesorë, këtë vit titulli i telefonit më të mirë shkoi sërish për Androidin. /GazetaExpress/

Tags: AutoTech

të fundit

Gjyste Vulaj feston sot 49-vjetorin e lindjes, urimi i Brikenës merr vëmendjen në rrjet

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gjyste Vulaj, feston sot një ditë të veçantë 49-vjetorin e lindjes. Me rastin e ditëlindjes, ajo…

27 seconds ago

Arsenali afër Bruno Guimaraes, marrëveshja personale është mbyllur

Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me mesfushorin e Newcastle United, Bruno Guimaraes, përpara një transferimi të…

3 minutes ago

I akuzuari për vrasjet në Nagoriçan të Vjetër mohon fajësinë, avokati heq dorë nga mbrojtja

Në një atmosferë të tensionuar dhe me të pandehurin që sillej çuditshëm, sot në Gjykatën Penale në Kumanovë filloi gjyqi…

9 minutes ago

VIDEO/ Ulje emergjente në Zakynthos, një F-16 prek pistën pa rrota pasi përfshihet nga zjarri në fluturim

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Greke realizoi një ulje emergjente në aeroportin e Zakynthos, pasi gjatë fluturimit u…

15 minutes ago

Balta në çizme dhe ADN-ja në fitilin ndezës, Kodraliu paraqet provat e FBI-së dhe Policisë Shkencore të Romës për sulmin në “Ibër-Lepenc”

Janë ekspertizat e Byros Federale të Hetimeve të SHBA dhe ato të Policisë Shkencore të Romës, që po dëshmojnë lidhjen…

18 minutes ago

Tre të akuzuarit për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit deklarohen të pafajshëm

Tre personat që janë arrestuar në lidhje me sulmin në kanalin e Ibër Lepencit në Varagë të Zubin Potokut, më…

18 minutes ago