Categories: tech

Dueli Argjentinë–Egjipt vendos rekord historik kërkimesh në Google

Përballja mes Argjentinës dhe Egjiptit në 1/8 e finales së Kupës së Botës ka lënë gjurmë jo vetëm në fushë, por edhe në internet, pasi ka shënuar nivelin më të lartë të kërkimeve të regjistruar ndonjëherë në Google.

Të lidhura

None found

Nick Fox, nënkryetar i lartë i kompanisë për njohuri dhe informacion, e konfirmoi këtë arritje, duke thënë se Google Search kishte “thyer të gjitha rekordet e mëparshme të përdorimit”.

Interesimi arriti pikën kulmore menjëherë pas golit vendimtar të Argjentinës, që u mundësoi kampionëve në fuqi të botës të përfundonin përmbysjen dhe ta mposhtnin Egjiptin me rezultat 3:2.

Sipas raportimeve, vala më e fuqishme e kërkimeve u shënua pasi Enzo Fernandez realizoi golin e fitores në çastet e fundit të takimit.

Pas këtij momenti, kërkimet u shtuan në mënyrë të jashtëzakonshme në të gjithë botën, veçanërisht për ndeshjen, Lionel Messin dhe Kupën e Botës.

Google, megjithatë, nuk ka bërë publike shifra të sakta mbi numrin e kërkimeve dhe nuk ka treguar as metodologjinë me të cilën është matur ky rekord.

Edhe pa të dhëna konkrete, pohimi i një prej drejtuesve të lartë të kompanisë dëshmon për interesimin e jashtëzakonshëm global që ngjalli sfida ndërmjet Argjentinës dhe Egjiptit.

Suksesi dramatik 3:2 i siguroi Argjentinës vazhdimin e garës në turne, ndërsa njëkohësisht e renditi këtë takim mes ngjarjeve sportive me jehonën më të madhe digjitale në historinë e Google. /GazetaExpress/

të fundit

DJ Gimbo: Vështirësitë dhe lotët më mbajtën në rrugën e suksesit

DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…

4 hours ago

After protest tensions, Tirana turns red and black as citizens fill the streets with flags

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…

4 hours ago

Dibra under the “invasion” of snowfall and icy conditions, traffic difficulties on several road sections

Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…

4 hours ago

Horoskopi 29 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…

4 hours ago

Pas tensioneve të protestës, Tirana vishet kuqezi, qytetarët pushtojnë rrugët me flamuj

Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…

4 hours ago

Jori Delli dhe Fred De Palma martohen në Maldive, publikohen pamje nga ceremonia

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…

4 hours ago