tech

Donald Trump shprehet se do të mbështesë Bitcoin dhe kriptomonedhat

Është sinjal i radhës nga ish-presidenti Amerikan se është i gatshëm të mbështesë kriptomonedhën të cilën Pekini e ka bllokuar dhe dikur edhe ai vet e ka quajtur mashtrim.

Manjati, i vetëpërcaktuar si President Crypto, në konferencën Bitcoin 2024 në Nashville (Tennessee), ilustroi vizionin e tij në lidhje me kriptovalutat, i cili ka ndryshuar thellësisht në krahasim me atë të periudhës së kaluar në Shtëpinë e Bardhë, kur ai e përcaktoi monedhën virtuale si një mashtrim.

Duke folur në konventën Bitcoin 2024 në Nashville, Trump u pozicionua si pro-kriptomonedhave përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 Nëntorit duke thënë se do ta bënte SHBA-në një lider botëror në kriptomonedha duke adoptuar ligje më miqësore ndaj tyre sesa kandidatja demokrate Kamala Harris.

Vetë Partia Republikane ka premtuar kontrollet më të lehta ndaj kriptomonedhave ndërsa Trump akuzoi Demokratët se janë përpjekur të rregullojnë sektorin.

“Nëse nuk e përqafojmë teknologjinë e bitcoin dhe kriptomonedhave, Kina do ta bëjë, vende të tjera do ta bëjnë. Ata do të dominojnë dhe ne nuk mund ta lejojmë këtë. Deri në këtë pikë ata kanë bërë shumë progres,” tha Trump.

Trump tha se do të krijonte një këshill presidencial për kripmonedhat së bashku me një rezervë kombëtare të bitcoin duke përdorur ato sasi që SHBA-të kanë aktualisht në posedim dhe që janë konfiskuar nga agjencitë ligjzbatuese.

Ai u deklarua në favor të mbështetjes së zhvillimit të industrisë minerare të Bitcoin në SHBA-së, gjithashtu përmes uljes së kostove të energjisë, fuqishëm kundër idesë së vendosjes së dollarit digjital (një opinion tashmë i ndarë së fundmi) dhe i hapur ndaj mundësisë së krijimi i rezervave strategjike të BTC të mbajtura nga SHBA.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

të fundit

Petrov: Filipçe ka komunikuar me Mickoskin për një “marrëveshje” lidhur me zgjedhjet lokale

Anëtari i "Platformës 12.05", Andrej Petrov thotë se nuk ka pasur kurrë takim me kryeministrin Hristijan Mickoski, kur u pyet…

2 minutes ago

Hoti: Kanë nisur inspektimet në QPS-në e Pejës për rastin e Arlinda Zekajt

Ministri i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka konfirmuar se kanë nisur inspektimet në Qendrën për…

5 minutes ago

Volkswagen përballet me humbje prej 5.8 miliardë eurosh

Prodhuesi më i madh i automjeteve në Evropë, Volkswagen, bëri të ditur se kishte regjistruar një humbje prej 5.8 miliardë…

7 minutes ago

Ekranet e veturave moderne mund të paraqesin rrezik më të madh se alkooli gjatë ngasjes

Ekranet me prekje në veturat moderne mund të përbëjnë rrezik serioz për sigurinë në trafik, pasi i shpërqendrojnë shoferët dhe…

7 minutes ago

VIDEO/ Berisha shpërthen ndaj deputetëve socialistë: Gazin lotsjellës, kafkat dhe kockat e thyera i meritoni ju, jo të rinjtë, Peleshi i heq fjalën

Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij nga Kuvendi lëshoi një lumë me akuza në drejtim të mazhorancës.…

9 minutes ago

Goditje për Kosovën, Dion Kacuri humbet dy sfidat e nëntorit në Ligën e Kombeve

Dion Kacuri do të mungojë në ndeshjet e ardhshme të Kosovës në Ligën e Kombeve ndaj Izraelit dhe Irlandës, pasi…

9 minutes ago