Një ekip studiuesish ka evidentuar pranë brigjeve juglindore të Japonisë një krater vullkanik të zhytur që po konsiderohet si vendndodhje ideale për një minierë ari komerciale në shtratin e detit. Megjithatë, propozimi për të nisur shfrytëzimin e kësaj pasurie ka ndezur një diskutim në shkallë ndërkombëtare.
Brenda këtij krateri, të njohur si kaldera Higashi-Aogashima, janë zbuluar sisteme hidrotermale aktive, përfshirë oxhaqe që nxjerrin “tym të zi”, të cilat prodhojnë vazhdimisht sasi të konsiderueshme ari. Përveç grimcave të dukshme të metalit, këto struktura gjenerojnë edhe të ashtuquajturin “ar të padukshëm”, që mbetet i pavëzhgueshëm si me sy njerëzor ashtu edhe me mikroskop të zakonshëm.
None found
Metali i çmuar gjendet i izoluar në masën e materialit të fundit të detit dhe, sipas raportimeve, përqendrimet e matura në këtë zonë tejkalojnë çdo rekord të mëparshëm botëror. Gjetjet janë publikuar në revistën “Scientific Reports”, vetëm pak muaj pas një thirrjeje të shkencëtarëve për të mbrojtur burimet hidrotermale nga presioni i industrisë minerare.
Fushat hidrotermale Higashi-Aogashima, të zbuluara në vitin 2015 në ujërat ekonomike të Japonisë, mbeten ende të pastudiuara sa i përket biodiversitetit detar. Megjithatë, pasuria minerare e tyre është dokumentuar me saktësi. Mostrat shkëmbore të marra nga një thellësi rreth 350 kilometra në jug të kryeqytetit Tokio u analizuan nga shkencëtarë të universiteteve Shizuoka, Waseda dhe Tokio, duke përdorur spektrometrinë masive të joneve sekondare (SIMS), një teknikë me ndjeshmëri ekstreme për identifikimin e sasive minimal të arit.
Përmes kësaj metode, u zbuluan depozita me “cilësi jashtëzakonisht të lartë”. Ari i fshehur rezulton të jetë i pranishëm në pirit, një mineral sulfidik me pamje të shndritshme i cili shpesh ngatërrohet me metalin e vërtetë dhe për këtë quhet “ari i budallenjve”. Në brendësi të tij, studiuesit gjetën si nanogrimca ari, ashtu edhe atome të veçanta të përfshira në strukturën kimike të mineralit. Të dyja format u dokumentuan në kaldërën Higashi-Aogashima, dhe autorët e studimit pohojnë se ky pirit mban tani përqendrimin më të lartë të arit në mbarë botën.
Një avantazh i veçantë i kësaj depozite është thellësia relativisht e cekët në krahasim me synime të tjera nënujore që Japonia po shqyrton për të ardhmen. Kjo aksesueshmëri, e kombinuar me përmbajtjen rekord, e bën zonën tepër tërheqëse për një projekt të mundshëm minierash.
Megjithatë, burimet hidrotermale aktive krijojnë një ekosistem unik që strehon organizma të specializuar si gaforre, krimba tubularë, sfungjerë, korale, si dhe specie të caktuara gaforresh, peshqish dhe oktapodësh. Aktualisht, asnjë minierë komerciale ari nuk është funksionale në shtratin e detit, ndërsa shkencëtarët po kërkojnë mënyra ekonomike dhe efikase për të nxjerrë “arin e padukshëm”.
Një tentativë e mëparshme për minierë nënujore në Papua Guinenë e Re dështoi, duke shkaktuar një humbje prej rreth 85 milionë dollarësh amerikanë për shtetin ishullor, përveç problemeve financiare dhe protestave të ashpra për dëmet mjedisore. Sot, kryeministri i atij vendi mbështet një moratorium mbi eksplorimin e ri në ujëra të thella, që shtrihet të paktën deri në vitin 2030 dhe gëzon përkrahjen e disa kombeve të Paqësorit.
Japonia, ndërkaq, nuk ka ndërmend të ndalë kërkimet për minierat në thellësi, duke vijuar investimet pavarësisht polemikave politike dhe shqetësimeve ekologjike. Edhe para publikimit të analizës së re, fushat hidrotermale Higashi-Aogashima vlerësoheshin si një prej zonave me përmbajtjen më të pasur të arit në sulfide detare. Tani, studimi tregon se sasia reale është shumë më e madhe se parashikimet. Pyetja themelore mbetet: çfarë do të peshojë më shumë në sy të njerëzimit – depozitat e arit të fshehura në oqean apo organizmat që gjallërojnë atje?
Në një intervistë në “New24”, deputeti i PD Saimir Korreshi foli për zgjedhjet në Partinë Demokratike duke komentuar edhe protestat…
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Katalonjë, ku autoritetet spanjolle kanë goditur një organizatë kriminale të përfshirë në…
Mbi 5,700 vdekje më shumë se niveli i pritshëm u regjistruan në Francë gjatë valës së të nxehtit të muajit…
Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka theksuar se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian është…
Një i moshuar deklaroi se ai ka dalë në protestë pasi pensioni që ai merr është vetëm 10 mijë lekë…
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnulla Gashi, ka pritur në takim drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, me të…