tech

Cilat janë risitë që sjell seria e re Galaxy S22?

Smartphone-t janë shumë më tepër sesa një pajisje. Në një farë mënyre, përdorimi i tyre merr një pjesë të madhe të kohës sonë të përditshme.

Ndaj, është shumë e rëndësishme dhe thelbësore që të keni një smartphone që është i qëndrueshëm dhe i fuqishëm.

Të lidhura

None found

Samsung është i njohur gjerësisht për smartphone-t e tij me performancë të lartë, por ai na befasojë sërish me serinë e re Galaxy S22: Galaxy S22 , S22+ dhe S22 Ultra. Nga dizajni ikonik te performanca e përmirësuar e kamerave, kjo seri vendos një standard të ri për smartphone-t.

Dizajn ikonik dhe i ndërtuar për të zgjatur

Për serinë Galaxy S, Samsung ka aspiruar gjithmonë të zhvillojë një formë të thjeshtë dhe të sheshtë që harmonizon në mënyrë perfekte teknologjinë dhe dizajnin. Galaxy S22 dhe S22+ pasqyrojnë dizajnin ikonik të serisë S, Contour-Cut. Të dyja pajisjet janë ndërtuar me një ekran të sheshtë 6.1 dhe 6.6 inç FHD+, të kompletuar me një xham luksoz. Nga ana tjetër, Galaxy S22 Ultra ka një dizjan të thjeshtë por mbresëlënës me korniza metalike krejtësisht simetrike, me një ekran me kënde të theksuara 6.8 inç dhe me një SPen të integruar. Ky version kombinon më të mirat e serisë Note dhe serisë S.

Përveç anës vizuale, seria Galaxy S22 është ndërtuar për të zgjatur duke sjell pajisjet celulare më të qëndrueshme të Samsung deri më tani. Kjo seri është prodhuar me Armor Aluminium dhe Corning® Gorilla® Glass Victus®+ në pjesën e përparme dhe të pasme, kështu që do t’ju bëjë të shqetësoheni më pak në rastet e rrëzimit aksidental të pajisjes tuaj.

Fuqia dhe performanca e lartë

Nga puna në shtëpi, seria Galaxy S22 është krijuar për t’ju mbështetur edhe në ditët më të ngarkuara me procesorin më të fundit 4nm. Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës dhe karikim të shpejtë 25 W. E për ata që duan më shumë, S22+ dhe S22 Ultra ofrojnë teknologjinë e karikimit të shpejtë 45W në mënyrë që mos t’ju duhet të prisni gjatë që telefoni juaj të karikohet.

Smartphone-i më i fuqishëm në serinë Samsung Galaxy S22 – Galaxy S22 Ultra – përmban Wi-Fi 6E që ju mundëson të shijoni performancë të pakrahasueshme në të gjitha aplikacionet tuaja më të përdorura. S22 Ultra ka një SPen të integruar me të cilin mund të shkruani ose vizatoni më natyrshëm në ekran.

Gjithashtu, e gjithë seria Galaxy S22 do të ofrojë mbështetje deri në katër gjenerata të upgrade-ve të sistemit operativ Android.

Një sistem kamerash i nivelit profesional

Këto smartphone Samsung kanë kamera premium me opsione dhe karakteristika të panumërta që sjellin një përvojë të shkëlqyer të videografisë dhe fotografisë. Pavarësisht nëse jeni një fotograf amator apo profesionist, seria Galaxy S22 ka të gjitha opsionet e avancuar për të bërë një fotografi të bukur çdo herë. Me veçoritë Nightography dhe Adaptive Pixel me teknologjinë e përmirësuar të inteligjencës artificiale të mundësuar nga NPU-ja e re, kamera e serisë Galaxy S22 është projektuar për të lejuar më shumë dritë, për të nxjerrë detaje dhe për të kapur ngjyra që e bëjnë përmbajtjen tuaj të shfaqet qartë, edhe në errësirë. Opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona, duke zbuluar dhe gjurmuar deri në 10 persona. Ndërkohë, S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Pastaj, lenteja e dyfishtë e palosur dhe super rezolucioni i përmirësuar me inteligjencë artificiale vazhdojnë veprimin derisa të jesh 100x më pranë aksionit, pa bërë asnjë hap. Gjithashtu, portretet dhe autoportretet do të duken më mirë se kurrë falë një algoritmi të sofistikuar të inteligjencës artificiale – AI Stereo Depth Map i ri.

Cilado të jetë zgjedhja juaj nga seria spektakolare S22, këta smartphone padyshim do ta bëjnë çdo ditë epike.

Tags: Galaxy S22

të fundit

Irani paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas sulmeve të reja amerikane, nafta ngjitet sërish

Përplasja mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është thelluar ndjeshëm, pasi Uashingtoni ka nisur një seri të re goditjesh kundër…

2 minutes ago

Ibrahimovic i dërgon sinjal Argjentinës: Messi s’mund ta mbajë i vetëm skuadrën

Zlatan Ibrahimovic i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kombëtares së Argjentinës, duke insistuar se Lionel Messi nuk mund të…

8 minutes ago

Fire on Kuzum Baba hill in Vlora, homes near the area at risk

Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë, duke djegur sipërfaqe me shkurre…

9 minutes ago

Turkey gifts NATO leaders personalized pens as a keepsake from the summit

Gjatë takimit të mbajtur në Turqi, liderëve të vendeve të NATO-s iu dorëzua një dhuratë simbolike e përgatitur posaçërisht për…

9 minutes ago

NATO summit / Trump says he will remove Syria’s designation as a terrorist state: Why shouldn’t I?

Në margjinat e samitit të NATO-s në Ankara, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se është shumë i prirur për…

9 minutes ago

Doctor in Germany given life sentence after being found guilty of murdering 15 patients over three years

Një gjykatë në Berlin ka dënuar me burgim të përjetshëm një mjek të kujdesit paliativ në Gjermani, pasi ai u…

9 minutes ago