Categories: tech

ChatGPT pritet të shndërrohet në një ndihmës për blerjet online

Një marrëveshje e re mes OpenAI dhe Visa do t’i japë së shpejti ChatGPT-së aftësinë për të realizuar blerje online në emër të përdoruesve. Përmes kësaj teknologjie, inteligjenca artificiale synon të kalojë nga roli i një platforme që sugjeron produkte në atë të një asistenti personal që menaxhon të gjithë procesin e blerjes.

Nëpërmjet funksionit të ri, përdoruesit do të jenë në gjendje t’i kërkojnë ChatGPT-së të identifikojë produkte sipas preferencave, nevojave dhe buxhetit të tyre.

Të lidhura

None found

Më pas, inteligjenca artificiale do të analizojë alternativat më të përshtatshme, do të bëjë krahasimin mes tyre dhe do ta finalizojë blerjen përmes kartës Visa të lidhur me llogarinë e përdoruesit. Për sigurinë e transaksioneve, përdoruesve do t’u ofrohet mundësia të caktojnë limite shpenzimesh, të kërkojnë miratim para çdo pagese dhe të përcaktojnë kategoritë e tregtarëve ku lejohen pagesat.

Procesi i pagesave do të monitorohet nga Visa, e cila do të përdorë sistemet e saj të mbikëqyrjes për të shmangur mashtrimet dhe abuzimet.

Sipas kompanive, ky partneritet përbën një zhvillim të rëndësishëm drejt asaj që përkufizohet si “tregtia agjentike”, një model ku inteligjenca artificiale nuk kufizohet vetëm te këshillimi i përdoruesve, por kryen edhe veprime konkrete në emrin e tyre.

Në fazën e parë, pjesa më e madhe e blerjeve do të kërkojë konfirmim nga përdoruesi para mbylljes së transaksionit. Në të ardhmen, për ata që zgjedhin ta aktivizojnë, sistemi mund të ofrojë shkallë më të lartë automatizimi.

të fundit

Pse duhet ta aktivizoni kondicionerin e automjetit edhe në vjeshtë e dimër?

Kondicionerin në veturë zakonisht e lidhim me muajt e verës, pasi pa të do ta kishim shumë të vështirë t'i…

9 minutes ago

MINTI nis fushatën “Dhuro Made in Kosova” për promovimin e produkteve vendore

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka lansuar kampanjën “Dhuro Made in Kosova”, me qëllim të promovimit të produkteve…

12 minutes ago

Historike! Shqipëria në majën e botës, Lara Kolturi triumfon për herë të parë në Botëror

Lara KolturiPas një serie podiumesh, skiatorja italiane, por që përfaqëson Shqipërinë në këtë sport, Lara Kolturi ia ka dalë mbanë…

21 minutes ago

Inteligjenca artificiale do të shuajë shumë profesione – çfarë duhet të studiojnë brezat e rinj?

AI-ja do të zhdukë shumë profesione. Çfarë duhet të studiojnë gjeneratat e reja? — Klan Kosova [...]Read More...

25 minutes ago

Malisheva përmbys Dukagjinin dhe rikthehet te fitorja

Malisheva ka fituar me rezultat 2-1 në shtëpi ndaj Dukagjinit në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Albi…

27 minutes ago

Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Policia krijon kordon sigurie, nuk lejon bllokimin e rrugës

Këtë të shtunë, studentë dhe qytetarë janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ku kërkojnë…

30 minutes ago