Categories: autotech

Bitcoin bie me 12% pasi Tesla tha se nuk do ta pranojë si formë pagese

Çmimi i Bitcoin ra me shpejtësi pasi CEO i Tesla Elon Musk tha se kompania e tij nuk do të pranojë kriptomonedhën si formë pagese për makinat e saj.

Bitcoin ra me 12% në 50 mijë dollarët. Megjithatë në këto momente që po shkruajmë kriptomonedha tregohet me 50,600 dollarë sipas bursës së Bitstamp.

Edhe monedhat e tjera dixhitale shënuan rënie me 14% ethereum dhe 20% dogcoin.
Arsyeja që Tesla nuk do të pranojë pagesa në bitcoin për qëllime mjedisore sipas Musk. Impakti mjedisor për gërmimin e kriptomonedhave është dokumentuar ndër vite.

Tesla ka qenë një prej kompanive që ka mbështetur më së shumti bitcoin madje duke blerë 1.5 miliardë dollarë në muajin Shkurt.

Në Mars Musk kishte thënë se njerëzit tashmë mund të blejnë një Tesla me bitcoin. Por është Musk ai i cili në të kaluarën është shprehur skeptik në lidhje me kriptomonedhat.

Megjithatë Tesla do të përdorë bitcoin pasi kriptomonedha të gjejë burime të pastra energjie. /PCWorld Albanian

Tags: BitcoinTesla

të fundit

Arbenita publikon certifikatën: Vajza s’ka më mbiemrin e Fero-s

Një dokument i publikuar së fundmi nga Arbenita Ismajli në Instagram ka tërhequr vëmendjen e publikut: në të, vajza e…

58 minutes ago

Tërmetet në Shqipërinë e Mesme nuk kanë të ndalur, vendi goditet sërish. Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Tërmetet Shqipërinë e Mesme nuk kanë të ndalur këtë të premte. Pas goditjes prej 4.1 ballë në mëngjes që u…

1 hour ago

Ledri Vula nuk ‘shpëton’ dot më, kapet mat me vajzën misterioze

Reperi i njohur, Ledri Vula, është parë së fundmi në shoqërinë e një vajze misterioze, duke ngritur thashetheme dhe spekulime…

2 hours ago

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të premten, një ditë para protestës në Beograd të thirrur nga studentët protesues, se…

2 hours ago

Kryeministria thotë se udhëtimi me avion privat i Ramës u mbulua nga Air Albania

Një video e shkurtër e publikuar nga Dosja.al më 26 qershor shfaqte kryeministrin Edi Rama teksa zbriste nga një avion…

3 hours ago

Megaprocesi për sulmin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja/ Dëshmon dhe biznesmeni Enver Shaba: Kam respekt për Arjanin, po për sulmin nuk di gjë

Në procesin ndaj Plaurent Dervishaj dhe Julian Mecajn të cilët  akuzohen për porositjen e sulmit ndaj Arjan Ndoja ka dëshmuar…

4 hours ago