tech

Binance krijon fondin e sigurimit prej 1 miliard dollarësh kundër sulmeve nga hakerët

Një nga markat më të famshme të sektorit të kriptomonedhave, Binance, ka njfotuar ditë më parë se ka krijuar një fond sigurimi prej 1 miliard dollarësh kundër sulmeve dhe hakimit të platformave të tregtimit të parave kripto nga hakerët.

“Në Binance, ne kemi thënë gjithmonë se fondet e përdoruesve janë të sigurta dhe sot Fondi i Sigurisë së Aseteve të Binance siguron që përdoruesit të mbrohen në mënyrë efektive kundër ngjarjeve të padëshiruara si sulmet kibernetike”, ka deklaruar CEO i Binance, Changpeng Zhao.

Shkeljet e sigurisë kibernetike janë bërë të zakonshme në platformat e tregtimit të kriptomonedhave, duke i lënë investitorët të frikësuar ndërkohë që kompanitë pezullojnë herë pas here shërbimet për të rregulluar dobësitë e rrjetit.

Në fillim të këtij muaji, Crypto.com njoftoi se llogaritë e klientëve që mbanin rreth 34 milionë dollarë në kriptovaluta dhe para të gatshme u sulmuan dhe ndodhën tërheqje të paautorizuara. Hakerët gjithashtu trasnferuan më shumë se 80 milionë dollarë asete dixhitale nga një zgjerim blockchain të Qubit Finance vetëm një javë më parë.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa edhe nga Shqipëria dhe Kosova. /kriptomonedha.al/

të fundit

Shkarkimi i Veliajt/ Dorian Teliti: Duhet ta dëgjojmë që të mos paguajmë 500 mijë euro dëmshpërblim

Përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Bashkiak, Dorian Teliti, tha pas përfundimit të mbledhjes së Komisionit të Çështjeve Ligjore dhe Drejtësisë…

9 minutes ago

Mbyllet mbledhja e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Veliaj s’do të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit

Kryebashkiaku Erion Veliaj, i arrestuar prej 10 shkurtit të këtij viti nga SPAK dhe me masë sigurie arrest në burg…

17 minutes ago

Skandal në ‘Përputhen’: Loredana largohet pas lidhjes së dyshuar me konkurrentin

Një zhvillim i papritur ka shokuar fansat e sezonit të ri të “Përputhen”. Sipas raportimeve të Pamfletit, Loredana nuk do…

32 minutes ago

Këshilli Bashkiak/ Komisioni i Ligjeve miraton futjen në rend dite të kërkesës për shkarkimin e Veliajt

Miratohet për futjen në rend të ditës, kërkesa që kanë bërë këshilltarët socialistë për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti…

45 minutes ago

Rikthimi pas dy vitesh, Evi Reçi: Jam e fortë, por mbrëmjet pa Kledin janë të vështira

Pas një mungese prej dy vitesh në ekran, Evi Reçi u rikthye sot si e ftuar në emisionin “Ftesë në…

52 minutes ago

Fitoi “Topin e Artë”, Ousmane Dembele bën deklaratën e papritur

Ousmane Dembelesë, iu nevojit një sezon absolutisht i jashtëzakonshëm për të fituar Topin e Artë të shumëpritur. Ai u shpall…

59 minutes ago