Një kompani në Nju-Jork po planifikon të nisë një shërbim ajror, në formën e një “autobusi dron” që do të përshtatet për 40 pasagjerë. Kompania synon transportin e njerëzve midis disa qyteteve, megjithatë rruga e parë do të jetë Manhattan dhe Hamptons. Ky fluturim do të zgjasë vetëm 30 minuta dhe do t’i kushtojë pasagjerëve 85 dollarë.
Firma parashikon se ky projekt do të jetë gati në vitin 2024, për fluturimet e saj të para të pasagjerëve, dhe më pas planifikon të zgjerohet në rajone të ndryshme, duke përfshirë destinacione Londër – Paris dhe Los Anxhelos – San Francisko.
“Autobusi dron” është projektuar në mënyrë të atillë që të kryejë të gjitha fazat e transportit: ngritjen vertikale, fluturimin dhe uljen. Për të realizuar një fluturim njëorësh, drejt një destinacioni, kompania po zhvillon metodën e një baterie të shkëmbyeshme, të ngjashme me atë që përdor Tesla në makinat e saj Model S dhe Model 3. Përdorimi i këtyre baterive mund të shkurtojë kohën e udhëtimit, pasi eliminon nevojën për rimbushje me karburant.
Projekti synon që përveç udhëtarëve të zakonshëm, “autobusi dron”, në një të ardhme, të transportojë edhe ngarkesa ushtarake në zonat e luftës, ose evakuime ajrore në rast të një emergjence.
Një aksident me pasojë vdekjen raportohet të ketë ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Levan-Vlorë në afërsi të fshatit…
Partia Demokratike i është drejtuarit Komisionit Rregullator me një padi ku kërkon shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit,…
Sot është një ditë e veçantë për binjakët më të dashur të publikut shqiptar, Donald dhe Romeo Veshaj. Dy vëllezërit,…
Pas ndarjes së Gjestit dhe Eglit, rrjeti u mbush me aludime se Kaderi mund të ketë qenë një nga arsyet…
Kryetari i PD, Sali Berisha thotë së Shqipëria nën drejtimin e Edi Ramës u bë “feneri ndriçues i sorosizmit” në Europë.…
Ikona e muzikës shqiptare, Parashqevi Simaku, ka mbushur sot, 1 shtator, 59 vjeç. Në këtë ditë të veçantë për të,…