Categories: auto

Volkswagen Touran i jep fund rrugëtimit të tij

Popullariteti në rritje i SUV-ve përgjatë dekadave të fundit ka sjellë pasoja negative për station wagon-ët, hatchback-ët dhe edhe sedanët. Megjithatë, goditjen më të madhe e kanë pësuar minivanët. Pas largimit gradual të disa modeleve nga tregu, tani edhe një nga minivanët kompaktë më të njohur në Evropë, Volkswagen Touran, është detyruar të tërhiqet.

Përfundimi i prodhimit të VW Touran në fund të prillit nuk nënkupton vetëm zhdukjen e një modeli të zakonshëm. Ai pasqyron qartë kahun që ka marrë industria automobilistike. Dikur, modele si Opel Zafira, Ford C-Max, Renault Scénic apo VW Sharan përfaqësonin zgjedhjen praktike familjare me hapësirë të bollshme, ndërsa sot rrugët janë të mbushura me SUV më tërheqës në pamje, por më pak funksionalë.

Të lidhura

None found

Ky transformim shihet edhe te vetë emërtimet e automjeteve. Renault Espace, fjala vjen, dikur njihej si një nga MPV-të e mëdha më të famshme në Evropë, ndërsa sot mban emrin e një SUV-i. Edhe prodhues të tjerë kanë hequr dorë dalëngadalë nga ideja tradicionale e MPV-ve, duke i zëvendësuar ato me crossover-a më të ngritur. Në këtë mënyrë, makina praktike familjare është kthyer në një element mode të stilit të jetesës.

Një tjetër arsye lidhet me vetë teknologjinë e Touran, e cila nuk konsiderohej më e përditësuar. MPV-ja gjermane nuk do të arrinte të përmbushte standardet e reja më të rrepta të sigurisë të Bashkimit Evropian për automjetet e reja nga korriku i vitit 2026. Për këtë shkak, një modernizim i thellë nuk shihej më si investim i arsyeshëm.

Për pasojë, Touran-i i fundit doli nga linja e prodhimit në Wolfsburg në fund të prillit. Modeli nuk është më i disponueshëm për konfigurim dhe kanë mbetur vetëm njësitë që gjenden në stok. Megjithatë, ky segment nuk është zhdukur krejtësisht: BMW vazhdon të ofrojë MPV-në kompakte relativisht klasike Seria 2 Active Tourer, ndërsa në treg janë ende edhe modele si Renault Kangoo ose VW Caddy. Sidoqoftë, epoka e MPV-ve të mëdha familjare tashmë ka përfunduar./Indeksonline/

të fundit

Gërvalla: Në Kosovë janë regjistruar 19 mijë e 916 raste të dhunës në familje që nga viti 2019

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka bërë thirrje për angazhim të vazhdueshëm institucional dhe shoqëror në luftën kundër…

20 seconds ago

Muriqi pritet të jetë titullar në përballjen ndaj Shakhtarit

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi pritet t’i prij sulmit të Fenerbahçes në ndeshjen e Championsit kundër Shakhtarit. Mediumet…

47 seconds ago

VMRO-DPMNE announces €663 million in capital investments for 2027

Nga OBRM-PDUKM thonë se janë siguruar 663 milionë euro për investime kapitale, rrugë dhe hekurudha."Për investime kapitale janë planifikuar 40,8…

3 minutes ago

Shpëtim Hajdaraj urges institutions to solve political murders: The perpetrators proved stronger than the state

Shpëtim Hajdaraj, djali i veprimtarit të LDK-së, Smajl Hajdaraj, ka bërë thirrje për zbardhjen e vrasjeve politike, duke rikujtuar atentatin…

3 minutes ago

Gacaferi rejects criticism of Osmani after Haradinaj’s statement

Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar ndaj deklaratës së Nasim Haradinajt për deputeten e LDK-së, Vjosa Osmani, të cilës…

3 minutes ago

Kurti announces draft of new government program will be completed next week

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se pas zgjedhjes së presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, vendi ka stabilitet të…

4 minutes ago