Categories: auto

“Vëllim, vëllim, vëllim”, kreu i Nissan pranon qasjen që i kushtoi shtrenjtë kompanisë

Më shumë se një vit pas marrjes së detyrës, CEO i Nissan, Ivan Espinosa, ka ndërmarrë një seri ndryshimesh të thella te prodhuesi japonez i automjeteve.

Të lidhura

None found

Në qendër të këtij transformimi është plani i rimëkëmbjes Re:Nissan, i cili synon që modelet e reja të dalin në treg dukshëm më shpejt se më parë.

Në përputhje me strategjinë e re, periudha e zhvillimit për modelet e gjeneratës së ardhshme do të shkurtohet nga 52 në 37 muaj.

Një nga shtyllat kryesore të kësaj përpjekjeje për rikuperim mbetet rifreskimi i gamës së produkteve, përmes prezantimit të shumë modeleve të reja si për markën Nissan, ashtu edhe për divizionin luksoz Infiniti.

Paralelisht, kompania ka vënë në zbatim një program të gjerë të uljes së shpenzimeve, i cili përfshin heqjen e rreth 20,000 vendeve të punës, si edhe mbylljen e shtatë fabrikave dhe dy studiove të dizajnit.

Nissan po redukton ndjeshëm edhe kapacitetin e prodhimit në vit, nga 3.5 milionë në 2.5 milionë njësi, ndërsa numri i platformave do të bjerë nga 13 në vetëm 7.

Teksa këto masa synojnë të krijojnë bazat për një të ardhme më të qëndrueshme, Espinosa është kthyer edhe te problemet e së kaluarës nën drejtimin e mëparshëm.

“Më parë, ishte si, në rregull, ne duam, vëllim, vëllim, vëllim. Kjo nuk është një mënyrë e mirë për të drejtuar një kompani veturash”, deklaroi ai.

Tags: Nissan

të fundit

Pse çarçafët e bardhë mbizotërojnë në hotele? Zgjedhja ka më shumë arsye nga sa duket

Nga hotelet e vogla deri te resortet luksoze me pesë yje, një detaj mbetet pothuajse i pandryshuar. Pas kësaj zgjedhjeje…

5 minutes ago

Protestat studentore në Tiranë/ Një grup protestuesish zhvendosen në sheshin “Skënderbej” pas marshimit drejt fakulteteve

Një grup protestuesish janë mbledhur në sheshin “Skënderbej”, pas marshimit që zhvilluan më herët drejt disa fakulteteve në Tiranë. Protestuesit…

8 minutes ago

Jashari pret gjeneralmajorin Osborn dhe e nderon me Medaljen për shërbim vetëmohues

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjenerallejtënant Bashkim Jashari, priti sot me ceremoni të larta ushtarake në kazermën “Adem…

14 minutes ago

Para zgjedhjeve, Trump e cilëson Groenlandën dhuratën më të madhe të Evropës për SHBA-në

Groenlanda u përmend sërish nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke e përshkruar atë si [...]Read More...

17 minutes ago

Dueli i pazakontë në Superiore, Egnatia dhe Teuta në “gjueti” për çdo pikë

Egnatia dhe TeutaGjuetia për pikë në “Abissnet Superiore” ka marrë përmasa të frikshme [...]Read More...

22 minutes ago

Juventusi miraton deri në 250 milionë euro kapital shtesë, të paktën 100 milionë priten për investime të reja

Juventusi po përgatitet të investojë në përforcimin e skuadrës, pasi aksionarët e klubit kanë miratuar një rritje të kapitalit deri…

22 minutes ago