Një projekt i gjerë për automatizimin e fabrikave po shqyrtohet nga Toyota, me mundësinë e vendosjes së rreth 400 mijë robotëve dhe shpenzimeve vjetore prej afro 6.4 miliardë dollarësh, duke filluar në vitin 2028.
None found
Nga ky total, rreth 150 mijë robotë do të përdoren në fabrikat e grupit Toyota, ndërsa 250 mijë të tjerë do t’u ofrohen furnizuesve dhe partnerëve të kompanisë.
Plani parashikon përdorimin e robotëve humanoidë, si edhe të pajisjeve industriale të përshtatshme për procese të përsëritura apo punë fizikisht të vështira.
Toyota shprehet se këto pajisje do të bashkëpunojnë me punonjësit me përvojë, ndërsa njerëzit do të përqendrohen te detyrat ku kërkohen gjykimi dhe ekspertiza.
Pavarësisht këtij projekti, kompania ende nuk është angazhuar për realizimin e një investimi në këtë përmasë. Edhe shifra prej 400 mijë robotësh mbetet për momentin vetëm një parashikim i brendshëm.
Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve [...]Read More...
Protestë prej disa orësh para Ministrisë së Arsimit, nis marshimi drejt Kryeministrisë [...]Read More...
Mbrojtësi boshnjak, Aleksandar Jovicic, u vlerësua me çmimin “Lojtari i Ndeshjes” në sfidën Laçi – Partizani, të fituar 1 -…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë pretendon se kryeministri Hristijan Mickoski ka marrë vendimin për hyrjen e Alta Bankës në tregun maqedonas…
Tirana mposhti Teutën në “Selman Stërmasi”, për llogari të javës së 11-të të “Abissnet Superiore” [...]Read More...
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, ku efektivët e policisë kanë përdorur autobotin me ujë me presion në drejtim…