Categories: auto

Supervetura e re nga Britania vjen me 1000 kuaj/fuqi dhe peshë vetëm 1350 kg

Prodhuesi britanik i makinave sportive, McMurtry Spéirling, ka zbuluar një superveturë ekstreme që ndërthur fuqi të jashtëzakonshme, peshë tepër të ulët dhe zgjidhje të përparuara aerodinamike.

Të lidhura

None found

McMurtry Spéirling ka 1000 kuaj/fuqi elektrike dhe peshon më pak se 1000 kilogramë. Automjeti arrin nga 0 në 100 km/h brenda vetëm një sekonde e gjysmë, ndërsa shpejtësia e tij maksimale është 305 km/h.

Për të realizuar një konstruksion kaq të lehtë, janë përdorur gjerësisht fibra karboni dhe pjesë të zhvilluara posaçërisht për performancë të lartë.

Ndër risitë kryesore të superveturës janë ventilatorët aktivë aerodinamikë. Ata gjenerojnë forcë më të madhe shtypëse (downforce), duke e mbajtur makinën më fort të ngjitur pas asfaltit.

Kjo zgjidhje teknologjike rrit qëndrueshmërinë në kthesat që përshkohen me shpejtësi të lartë dhe mundëson kontroll më të mirë të automjetit.

Ventilatorët aerodinamikë sjellin në kujtesë teknologji të aplikuara më herët në disa makina garash dhe projekte eksperimentale, të krijuara me synimin për të maksimizuar kapjen mekanike dhe aerodinamike.

Motori tejet i fuqishëm, masa e reduktuar dhe aerodinamika aktive i japin automobilit performancë të krahasueshme me atë të mjeteve të pistës, megjithëse ai është konceptuar të jetë i përshtatshëm edhe për qarkullim rrugor.

Me këtë model shumë të rrallë dhe teknikisht inovativ, prodhuesi britanik kërkon të rivalizojë markat tradicionale të superveturave.

të fundit

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

38 seconds ago

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

27 minutes ago

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

55 minutes ago

Del në dritë njoftimi i brendshëm i PD-së për protestën e studentëve më 28 nëntor: Kontaktoni me drejtuesit e degëve për organizimin

Partia Demokratike ka shpërndarë një mesazh në grupet e komunikimit me demokratët, ku u bën thirrje anëtarëve të saj të…

1 hour ago

Shqipëria në alarm, 11 qarqe në rrezik për përmbytje: Ja kur rinisin shtrëngatat orët në vijim

Këtë të enjte, Shqipëria po përballet me një situatë të rrezikshme meteorologjike. Reshje të dendura dhe me intensitet të lartë…

1 hour ago

Integrimi europian/ Marta Kos në Tiranë: Përcaktuese, mënyra se si autoritetet reagojnë ndaj hetimeve për personat me pozita të larta në pushtet!

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerimin, gjatë vizitës në Tiranë dhe fjalës së mbajtur në Këshillin Kombëtar të Integrimit Evropian,…

2 hours ago