Automjetet e reja në Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë të shiten me çmime pranë nivelit 50 mijë dollarë, ndërsa zgjedhjet për blerësit që kërkojnë makina më të përballueshme po pakësohen.
None found
Përballë kësaj situate, Stellantis ka planifikuar të nxjerrë në treg nëntë modele me çmim nën 40 mijë dollarë. Dy prej tyre pritet të kenë një kosto fillestare më të ulët se 30 mijë dollarë.
Lista e automjeteve të pritshme përfshin Chrysler Airflow, modelet kompakte Arrow dhe Arrow Cross, si edhe kamionçinat Ram Rampage dhe Dakota.
Në këtë strategji hyn edhe Dodge, e cila pritet të prezantojë GLH, një crossover që mund të ofrohet me çmim nisës nën 40 mijë dollarë.
Paralelisht, Stellantis po zgjeron investimet në teknologjinë hibride dhe në automjetet elektrike me autonomi të zgjatur.
Jeep po zhvillon një variant të tillë për Grand Wagoneer, ndërsa Ram pritet të fillojë prodhimin e Ram 1500 REV gjatë vitit 2027.
Përmes këtyre modeleve, kompania synon të rrisë konkurrencën përballë prodhuesve si Ford dhe Toyota, duke u ofruar konsumatorëve më shumë alternativa me çmime të arritshme. /Telegrafi/
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…
Sulmuesi brazilian Vitor Roque ka kritikuar periudhën e tij te Barcelona, duke zbuluar se nuk kishte marrë mbështetjen e nevojshme…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Boksieri shqiptar Nelson Hysa ka hyrë në ring nën tingujt e këngës “Mora Fjalë”, për duelin e madh kundër kampionit…
Protesta e zhvilluar të shtunën në Tiranë, në 28 Nëntor, ditën kur Shqipëria feston Pavarësinë, është shoqëruar me përplasje mes…
KORÇË – Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë edhe zonën turistike të Dardhës, duke zbardhur pjesë të aksit rrugor…