Categories: auto

Si të dalloni se bateria e makinës po dobësohet

Akumulatori i makinës është një nga arsyet më të zakonshme pse drejtuesit i drejtohen mekanikëve. Me kalimin e kohës, ciklet e shpeshta të karikimit dhe shkarkimit, bashkë me vjetërsinë e automjetit dhe të vetë akumulatorit, mund të çojnë në shfaqjen e problemeve.

Të lidhura

None found

Për të bërë një verifikim të thjeshtë nuk nevojiten pajisje të posaçme. Mjafton ta parkoni makinën në një vend të errët përballë një muri, ta fikni motorin dhe të ndizni dritat e shkurtra. Në rast se pas pak çastesh ndriçimi nis të zbehet, kjo mund të tregojë se akumulatori po e humb fuqinë dhe se mund t’i jetë afruar fundit të përdorimit.

Edhe pse një matje më e saktë realizohet me voltmetër, kjo nuk është një pajisje që gjendet në çdo familje. Pikërisht për këtë, prova me dritat mbetet një zgjidhje e shpejtë dhe praktike që shoferët mund ta përdorin vetë për të vërejtur sinjale të mundshme problemi.

Tregues të tjerë të një akumulatori të dobësuar janë vështirësia në ndezjen e motorit, rrotullimi i ngadaltë i starterit, zbehja e dritave, si edhe problemet e herëpashershme me sistemet elektrike të makinës.

Ekspertët u sugjerojnë shoferëve që pas parkimit të kontrollojnë nëse dritat janë fikur dhe nëse dyert janë mbyllur si duhet. Edhe lënia ndezur e një drite të brendshme mund të shkarkojë akumulatorin.

Një kontroll i vogël para nisjes mund t’ju kursejë situata të pakëndshme, veçanërisht në ato momente kur makina refuzon të ndizet pikërisht atëherë kur ju nevojitet më shumë.

të fundit

Ismajli do të mungojë deri në janar, Torino do ta ketë sërish vitin e ardhshëm

Mbrojtësi Ardian Ismajli e ka mbyllur vitin 2026 para kohe për shkak të lëndimeve që i pësoi në ndeshjen e…

1 minute ago

Rama kritika inspektorëve dhe Policisë: Jo më gjoba në copa letre, regjistër kombëtar për masat administrative, kamera aktive në trup!

Kryeministri Edi Rama, gjatë aktivitetit të prezantimit të Sistemit Unik të Gjobave, deklaroi se tashmë procesi i vendosjes së gjobave…

5 minutes ago

Prezantohet sistemi unik “e-Gjoba”/ Dashnor Sula: Çdo gjobë do të jetë e gjurmueshme deri në ekzekutimin e saj, qytetari duhet të dijë për cfarë është gjobitur

Është prezantuar sistemi unik “e-Gjoba”, një platformë që synon të unifikojë administrimin dhe ndjekjen e gjobave administrative nga institucionet shtetërore.…

11 minutes ago

Ahmeti calls on Shasivari to enforce the law: Bar exam should also be offered in Albanian

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, i është drejtuar me letër të hapur ministrit të Drejtësisë Jeton Shasivari, në lidhje me…

21 minutes ago

North Macedonia leads the region in the Media Diversity Index

Maqedonia e Veriut u rendit e para midis gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Indeksin e ri të Diversitetit të…

21 minutes ago

First preliminary hearing set for Belinda Balluku, accused of corruption, money laundering, concealing assets and tender abuse

Është caktuar data e seancës së parë paraprake për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. Seanca do të mbahet më 11 dhjetor, ku…

22 minutes ago