Toyota shiti 10,536,807 automjete gjatë vitit të kaluar, përfshirë edhe modelet e markës së saj luksoze, Lexus.
Në vitin 2025, kërkesa u rrit me 3.7%, duke i siguruar prodhuesit japonez të automjeteve vendin e parë në shitje për të gjashtin vit me radhë.
None found
Megjithatë, edhe pse volumet e larta të shitjeve zakonisht konsiderohen një zhvillim pozitiv, për prodhuesit e makinave synimi kryesor nuk është domosdoshmërisht rritja maksimale e numrit të automjeteve të shitura.
Në raste të caktuara, një kompani mund të sigurojë më shumë fitime edhe duke shitur më pak vetura, nëse marzhet e fitimit janë më të larta.
Drejtori i ri ekzekutiv i Toyota-s, Kenta Kon, po shqyrton mënyra për ta përmirësuar gjendjen e kompanisë, duke evidentuar çështjet që ende kërkojnë zgjidhje.
Gjatë vizitave në qendrat e kërkim-zhvillimit, ai konstatoi se inxhinierët mund të jenë të mbingarkuar për shkak të numrit të madh të modeleve.
Në krye të prodhuesit më të madh të makinave në botë, ai lë të kuptohet se portofoli i zgjeruar mund të ketë nevojë për reduktime, duke thënë: “Nëse shkoni në një divizion zhvillimi, do të shihni probleme të tilla si një numër në rritje i specifikimeve dhe varianteve të ndryshme që po krijohen, gjë që nga ana tjetër po rrit kostot”.
Është ende herët që Toyota të bëjë të ditur se cilat modele mund të hiqen, por tashmë dihet se Lexus LF-ZC nuk do të vazhdojë drejt prodhimit.
Armand DukaPresidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ka dhënë një intervistë për televizionin “Top Channel” [...]Read More...
Pas tri emetimeve të mëparshme Ministria e Financave lëshohet ofertë e re për qytetarët. Kësaj radhe, shteti synon të marrë…
Një ditë para protestë së paralajmëruar, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka dalë me reagim të ashpër pas komunikatës…
Deputeti socialist Erion Braçe ka dalë kundër kryebashkiakut Erion Veliaj për vendimin e shkarkimit të Zhaneta Beqirit, drejtoreshës së çerdheve…
AC Milani ka zhvilluar një paraqitje spektakulare në shtëpi për të mposhtur skuadrën në formë, Frosinonen.“Rossonerët” dominuan forcën për të…
Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e 30-vjeçarit Anxhelo Brisku në fshatin Neviçisht të Korçës. Sipas njoftimit zyrtar,…