Instituti Kërkimor Southwest (SwRI) në SHBA ka finalizuar një motor me djegie të brendshme, të përshtatur për të përdorur hidrogjen si lëndë djegëse dhe të destinuar për automjetet komerciale të kategorisë së mesme.
None found
Pas një procesi zhvillimi disavjeçar, njësia me hidrogjen ka arritur nivele performance dhe tipare të çift-rrotullimit të krahasueshme me ato të motorëve dizel. Në të njëjtën kohë, emetimet e CO2 nga tubi i shkarkimit janë pothuajse zero.
Faza e zhvillimit zgjati dy vite dhe u krye në partneritet me një klient komercial, si dhe me furnizues të përzgjedhur të industrisë. Ekipi nisi punën me testimin e motorëve me një cilindër dhe më pas vijoi me krijimin e variantit me shumë cilindra.
SwRI bën të ditur se motori mund të montohet në shasinë e një kamioni komercial të kategorisë së mesme, duke siguruar fuqi dhe çift-rrotullim të mjaftueshëm për të konkurruar me motorët me naftë. Baza e tij është një motor i zhvilluar më herët për benzinë, i cili është optimizuar për djegien e hidrogjenit.
Për t’iu përshtatur ritmit më të shpejtë të djegies së hidrogjenit dhe për të përmirësuar qarkullimin, inxhinierët rikonceptuan gjeometrinë e sistemit të marrjes së ajrit. Pajisja përfshin gjithashtu injektorë të posaçëm për hidrogjen, turbo dhe një sistem menaxhimi të projektuar e kalibruar nga SwRI.
Sipas institutit, kjo teknologji mund të kontribuojë në uljen e emetimeve të transportit komercial. Ndërkohë, ekipi multidisiplinar i SwRI po angazhohet edhe në projekte të tjera që synojnë përdorimin e hidrogjenit dhe zbatimin e teknologjive të dekarbonizimit në industri të ndryshme.
Shorti për Kategorinë e ParëËshtë hedhur këtë të premte, prej orës 11:00, shorti për sezonin e ri 2026-2027 të Kategorisë…
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas reshjeve rekord që kanë goditur prefekturën…
Sulmuesi spanjoll, Ferran Torres është tani në prag të transferimit te Paris Saint-Germain nga Barcelona, me të dy klubet që…
Njësia për Krime të Dhunshme - Departamenti për Krime të Dhunshme në SPB Shkup ngriti një kallëzim penal me procedurë…
Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur pas reshjeve rekord që kanë goditur prefekturën…
Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të zjarrit që përfshiu Parkun Kombëtar të Lurës dhe për nxjerrjen përpara…