Gjatë një udhëtimi me makinë nëpër Evropë, ngjyra e tabelave orientuese të autostradave mund të ndryshojë nga një shtet në tjetrin. Në Kosovë, Zvicër, Itali dhe Suedi ato janë të gjelbra; në Gjermani, Francë dhe Austri janë blu.
Ky ndryshim lejohet nga rregullat ndërkombëtare të komunikacionit, të cilat pranojnë përdorimin e të dyja ngjyrave.
None found
Baza e këtyre rregullave është Konventa e Vjenës për Shenjat dhe Sinjalizimin Rrugor, e miratuar në vitin 1968 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.
Konventa synon të harmonizojë sinjalistikën rrugore mes shteteve, që shoferët t’i dallojnë dhe t’i kuptojnë më lehtë shenjat, kudo që të udhëtojnë.
Sipas saj, tabelat orientuese të autostradave mund të kenë sfond të gjelbër ose blu dhe mbishkrime të bardha. Çdo shtet mund të zgjedhë njërën prej ngjyrave, me kusht që ta përdorë sistemin në mënyrë të njëtrajtshme.
Gjermania, Franca, Austria, Norvegjia, Spanja dhe Portugalia përdorin tabela blu.
Tabelat e gjelbra përdoren në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Zvicër, Itali, Suedi, Finlandë, Bullgari dhe vende të tjera.
Pra, ndryshimi i ngjyrave nuk tregon mosrespektim të standardeve ndërkombëtare: Konventa e Vjenës i parashikon të dyja mundësitë.
Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e fundit në…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shprehur skepticizëm lidhur me mundësinë që ndryshimet politike në Serbi të ndikojnë në qëndrimin…
Seanca gjyqësore në rastin "Lotaria Shtetërore", e cila duhej të mbahej sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, është shtyrë.…
Asociacioni i Bankave të Maqedonisë njofton se gjatë fundjavës të gjitha bankat do të kryejnë përshtatje teknike të planifikuara në…
Ushtruesja e detyrës së kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, Valbona Disha-Haxhosaj, ka udhëhequr një takim ndërinstitucional me përfaqësues të…
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 25 tetorit, Serbia i dha fund sundimit 14-vjeçar të Aleksandar Vuçiqit. Serbët e Kosovës…