Categories: auto

Përse po hiqet gradualist shkopi i matjes së vajit nga automjetet e reja?

Për shumë vite me radhë, shkopi metalik për kontrollin e nivelit të vajit ka qenë një vegël standarde në çdo automjet, por tani po largohet dalëngadalë nga modelet më të fundit.

Në vend të kësaj, konstruktorët po instalojnë gjithnjë e më shpesh sensorë dixhitalë që matin sasinë e vajit dhe e shfaqin rezultatin direkt në panelin e komandimit të makinës.

Të lidhura

None found

Prodhuesit thonë se drejtuesit e sotëm nuk e kontrollojnë më vajin me dorë si dikur. Ata presin që vetë automjeti t’i paralajmërojë në rast se ka ndonjë anomali, pa qenë nevoja të çelin kapakun e motorit apo të ndoten.

Andrew Brudnicki nga Mercedes-Benz ka theksuar se teknologjia elektronike ndihmon në shmangien e defekteve të mundshme të motorit. Sistemi paralajmëron me kohë shoferin nëse sasia e vajit zbret poshtë minimumit të lejuar ose e kalon nivelin normal.

Një arsye tjetër lidhet me gabimet që ndodhin gjatë matjes tradicionale. Kur automjeti parkohet në terren të pjerrët ose kur temperatura nuk është e përshtatshme, leximi i shkopit mund të jetë i pasaktë dhe ta çojë shoferin në përfundime të gabuara.

Michael Crossen nga Consumer Reports ka tërhequr vëmendjen edhe për rrezikun e mbushjes së tepërt të vajit. Nëse shoferi mendon se niveli është i ulët, ai mund të shtojë më shumë sesa duhet dhe kjo mund të dëmtojë motorin. Gjithashtu, automjetet bashkëkohore kërkojnë lloje specifike vaji, ndaj një produkt i gabuar mund të shkaktojë probleme serioze.

Sensorët elektronikë e lexojnë sasinë e vajit dhe ia përcjellin informacionin njësisë qendrore të makinës, e cila më pas e shfaq atë në tabelën e instrumenteve ose në ekranin kryesor.

Aspekti i sigurisë përbën një tjetër motiv thelbësor për këtë kalim. Me rritjen e numrit të makinave hibride dhe praninë e pjesëve me tension të lartë, hapja e kapakut të motorit mund të jetë më e vështirë dhe madje e rrezikshme për ata që nuk kanë njohuri teknike.

Por sistemi dixhital nuk është pa të meta. Ndryshe nga shkopi tradicional që lejon një verifikim të menjëhershëm, ai mbështetet tërësisht te funksionimi i sensorëve dhe qarqeve elektronike. Nëse ndodh ndonjë prishje, shoferi mund të mbetet pa asnjë mënyrë për ta kontrolluar vajin në formën klasike.

Edhe pse teknologjia moderne ka avantazhet e saj, kontrolli fizik mbetet një metodë e shpejtë dhe e dobishme për mirëmbajtjen e automjetit. Pikërisht për këtë, një zgjidhje që ndërthur sensorët elektronikë me shufrën tradicionale do t’u jepte shoferëve mundësinë të shfrytëzonin të mirat e të dy sistemeve.

Tags: mercedes

të fundit

Nis protesta para Kryeministrisë! Studentët dhe pedagogë i përgjigjen Ramës nga poshtë zyrës së tij: Dorëheqje!

Këtë të premte, ka nisur protesta e studentëve para Kryeministrisë, ku të rinj nga Fakulteti i Mjekësisë, Infermierisë dhe degë…

8 minutes ago

PDK dhe LDK, përballje të brendshme mes krizash identiteti dhe udhëheqjeje

Njëra mbeti pa kryetar. Tjetra po përballet me kërkesa për largimin e tij. Në Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), dorëheqja…

9 minutes ago

Rama s`eflekton, por akuzon studentët! Protestën e flamingove e injoroi sot kërkon dialog, kryeministri: Askush nuk do të ngelet pa u ekspozuar

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, nuk ka preferuar të dëgjojë shqetësimet e studentëve, por ka zgjedhur që të nxjerrë…

9 minutes ago

Lionel Messi hyn në historinë e Çmimit Princesha e Asturias për Sport

Lionel Messi lë gjurmën e tij në historinë e sportit edhe një herë. Superylli argjentinas merr Çmimin Princesha e Asturias…

29 minutes ago

Aprilia Tuareg Racing triumfon në Evropë që në sezonin debutues: dy tituj dhe një dopietë në podium

Aprilia Tuareg Racing ka dominuar Kampionatin Evropian “Tout Terrain Rally Cup 2026”, duke fituar titullin e përgjithshëm dhe atë në…

31 minutes ago

President Shiroka Pula welcomes Austria’s support for Kosovo through a letter from Van der Bellen

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der…

32 minutes ago