Categories: auto

Gjermania e automobilave përballet me një valë të paprecedentë shkurtimesh në punësim

Prodhuesit e mëdhenj gjermanë të makinave kanë hyrë në fazën më të thellë të ristrukturimit deri tani, në përpjekje për të kufizuar humbjet që po u shkakton depërtimi i rivalëve kinezë në treg.

Të lidhura

None found

Sipas analistëve, ky zhvillim rrezikon të dobësojë një nga shtyllat kryesore të ekonomisë më të madhe në Evropë, ndërsa Volkswagen, BMW dhe Mercedes-Benz po bëhen gati për largimin nga puna të dhjetëra mijëra punonjësve.

Te Volkswagen, po përgatiten masa edhe më të gjera për uljen e shpenzimeve, që përfshijnë shkurtimin e deri në 100,000 vendeve të punës gjatë viteve të ardhshme, si edhe mbylljen e prodhimit në katër fabrika në Gjermani.

Grupi me qendër në Wolfsburg ka bërë të ditur më herët planin për të hequr 50,000 vende pune në Gjermani deri në fund të vitit 2030, por sipas një burimi që ka dijeni për situatën, skenari i ri mund të sjellë edhe 50,000 pushime të tjera nga puna.

Nëse realizohet, shkurtimi i 100,000 vendeve të punës nga rreth 625,000 punonjës gjithsej do ta rendiste këtë vendim mes reduktimeve më të mëdha korporative në histori.

Edhe BMW dhe Mercedes po kalojnë nëpër procese të ngjashme ristrukturimi.

BMW së fundmi njoftoi investitorët se synon të shpenzojë deri në 1 miliard euro për kostot e ristrukturimit. Analistët vlerësojnë se kjo mund të përfundojë me heqjen e deri në 10,000 vendeve të punës dhe me një rënie prej 15% të prodhimit të makinave në Evropë.

Që prej këtij njoftimi në mesin e qershorit, aksionet e BMW kanë pësuar një rënie prej 13%.

Kompania me seli në Mynih ka sinjalizuar tashmë se pret të shkurtojë fuqinë e saj punëtore globale deri në 5% gjatë këtij viti, çka mund të përkthehet në deri 7,700 largime nga puna.

Megjithatë, hapat më të fundit mund ta çojnë numrin total të këtyre shkurtimeve pranë nivelit 10,000.

Drejtori i ri ekzekutiv, Milan Nedeljkoviq, ka nënvizuar se kompania duhet t’i “intensifikojë dhe përshpejtojë ndjeshëm” përpjekjet për të ulur kostot.

Ndërkohë, Mercedes-Benz u ka bërë të ditur punonjësve në Gjermani se bonuset e verës nuk do të jepen, teksa kompania po i përshpejton masat për reduktimin e shpenzimeve.

Rreth 5,500 punonjës janë larguar nga puna me dëshirë.

Kompania ka deklaruar gjithashtu se prodhimi do të rritej menjëherë me 15% nëse punëtorët do të riktheheshin nga java 35-orëshe, që është në fuqi që nga viti 1995, në një javë pune 40-orëshe.

të fundit

“Keni dëgjuar për një projekt në një ishull dhe një zog të bukur”/ Rama: Ajo që nuk keni dëgjuar, pjesa më e madhe ka të bëjë me të rinjtë

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Konferencën e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, iu referua projektit të Zvërnecit, duke e…

17 minutes ago

Marta Kos: 2027 mund të jetë viti i Shqipërisë, nëse vijon me të njëjtin ritëm drejt BE-së

Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se viti 2027 mund të jetë një moment i rëndësishëm për Shqipërinë…

22 minutes ago

“Të Bashkuar për Shqipërinë”/ Studentët njoftojnë krijimin e një partie të re politike: Do ofrojmë rrugën kushtetuese për shtetin e së drejtës

Një grup studentësh, së bashku me të rinj atdhetarë, profesionistë nga fusha të ndryshme dhe përfaqësues të diasporës, kanë njoftuar…

1 hour ago

Zhupa: PS duhet ta zëvendësojë lulen me shkopin e bejsbollit dhe Balla të kujtojë kohën te dyert e KQZ-së

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka lëshuar akuza të forta në drejtim të mazhorancës socialiste dhe Taulant Ballës gjatë…

2 hours ago

“Fitore” për studentët në Gjykatë Kushtetuese, pezullohen gjobat për bllokimin e rrugëve gjatë protestave

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e studentëve ka pezulluar një nga pikat e paketës anti-dhunë. Konkretisht bëhet fjalë për…

2 hours ago

Balla nxjerr në pah vandalët dhe hajdutët, akuzon opozitën: Goditën policinë me molotov dhe u strehuan te SHQUP, rast unik në Evropë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka akuzuar opozitën se po përpiqet të paraqesë protestat si tubime…

2 hours ago