Categories: auto

Gjenerata e re e BMW Serisë 3 debuton së shpejti me dizajn dhe teknologji të reja

BMW pritet të zbulojë më 30 shtator, në Evropë, ose në mbrëmjen e 29 shtatorit sipas kohës së SHBA-së, gjeneratën e ardhshme të Serisë 3. Modeli i ri do të sjellë ndryshime të rëndësishme si në pamje, ashtu edhe në teknologji.

Të lidhura

None found

Sedani do të bazohet në filozofinë e dizajnit “Neue Klasse”, duke hequr dorë nga grilat e mëdha që kanë karakterizuar disa prej modeleve më të fundit të BMW-së.

Në pjesën e përparme parashikohen grila më të ngushta dhe më të zgjatura, ndërsa fenerët do të dallohen nga dy elemente diagonale për dritat e ditës.

Edhe pjesa e pasme do të marrë frymëzim nga BMW i3. Ajo pritet të pajiset me ndriçim LED dhe linja me një pamje më bashkëkohore.

Risi të dukshme do të ketë edhe në kabinë, ku prodhuesi gjerman do të prezantojë sistemin Panoramic iDrive së bashku me ekranin e ri të vendosur në kënd.

Modelet që do të vazhdojnë të përdorin motorë me djegie do të ndërtohen mbi një variant të rifreskuar të platformës CLAR.

Mes versioneve të pritshme spikat M350 xDrive, i cili do të përdorë një motor 3.0-litërsh me gjashtë cilindra, teknologji mild-hybrid 48 volt dhe fuqi prej rreth 437 kuajsh.

BMW raportohet se po përgatit gjithashtu versione të reja të M3 dhe M4, që pritet të prezantohen gjatë viteve të ardhshme. /Telegrafi/

të fundit

Aksion në rajonin e Shtipit, sekuestrohen automjete që bartnin dru të prerë ilegalisht

Një aksion i Ministrisë së Brendshme, punonjësve të NP "Pyjet e Maqedonisë" dhe Policisë Pyjore rezultoi në sekuestrimin e disa…

2 minutes ago

Shqipëria nënshkruan marrëveshjen për t’iu bashkuar Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza

Shqipëria, Bordi i Paqes, Forca Ndërkombëtare e Stabilizimit dhe Grupi i Punës për Gazën kanë përmbyllur zyrtarisht Marrëveshjen e Shtetit…

4 minutes ago

Rinesa Qeriqi ndërron jetë në moshën 25-vjeçare, Alban Skënderaj e kujton si një “Lea” të vërtetë

Këngëtarja nga Kosova, Rinesa Qeriqi, e njohur me emrin e artit Rinesancë, është ndarë nga jeta në moshën 25-vjeçare, pas…

13 minutes ago

Glen Daja vendos objektivin te Elbasani: Në Durrës synojmë vetëm fitoren ndaj Teutës

Glen DajaDitën e shtunë, prej orës 18:30, Elbasani do të luajë në transfertën shumë të vështirë kundër Teutës kryesuese, në…

14 minutes ago

Maqedonia e Veriut regjistron tetë raste të reja me HIV gjatë shtatorit

Tetë raste të reja me HIV-SIDA janë regjistruar gjatë muajit shtator. Katër nga të prekurit i përkasin grup moshës 30-39…

28 minutes ago

Studentja e Mjekësisë denoncon mungesën e meritokracisë: Kuotat përfundojnë te fëmijët e pushtetarëve

E ftuar në “Review” me Greta Topjanën, studentja e vitit të katërt të Mjekësisë, Dhimitra Nushi, u ndal edhe te…

36 minutes ago