Categories: auto

Genesis Magma GT shfaqet në aksion me zërin e një V8 twin-turbo dhe deri në 800 kuaj fuqi

Më pak se një vit pas prezantimit të konceptit Magma GT, Genesis po vijon punën për supermakinën me motor të vendosur në qendër, e cila pritet të shërbejë si modeli “halo” i markës.

Të lidhura

None found

Edhe pse ende mungon një konfirmim zyrtar për prodhimin e versionit përfundimtar, Genesis vazhdon ta zhvillojë projektin dhe ta prezantojë atë në publik. Një video e re ka bërë të mundur edhe dëgjimin e zërit karakteristik të motorit.

Videoja, e publikuar në YouTube nga kanali NM2255 | Raw Car Sounds, është filmuar gjatë një eventi hill climb dhe tregon Magma GT duke u nisur me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Makina nuk duket se po drejtohet në kufijtë maksimalë të saj, por në disa momente humbet aderencën dhe rrëshqet mbi sipërfaqen e lagësht të asfaltit.

Nën kapakun e Magma GT ndodhet një motor V8 twin-turbo, detajet e plota teknike të të cilit Genesis nuk i ka bërë ende publike. Kompania ka deklaruar megjithatë se fuqia e tij mund të arrijë deri në 800 kuaj fuqi, duke e pozicionuar modelin në kategorinë e supermakinave.

Zhurma e motorit në video është e thellë dhe lehtësisht e dallueshme si tingull i një V8-je, një veçori që e bën Magma GT edhe më të krahasueshme me rivalët e saj në këtë segment.

Genesis zbuloi në qershor edhe kabinën e modelit, ku luksi ndërthuret me një stil më tradicional. Brendësia përmban veshje lëkure, një numër të kufizuar ekranesh dhe panel instrumentesh analog, duke krijuar një ambient më elegant sesa ai që zakonisht lidhet me një makinë të ndërtuar vetëm për pista.

Gjithashtu në qershor, marka prezantoi versionin Magma GT3. Ky variant ka shasi më të gjerë, pjesë shtesë aerodinamike dhe hyrje ajri më të mëdha, të gjitha të orientuara drejt arritjes së performancës maksimale në pistë.

Sipas Genesis, GT3 është një “studim i pavarur” që mund të shërbejë si pikë reference për zhvillimin e modeleve sportive të ardhshme të markës.

Charles Fuster, drejtor i markës Genesis për Italinë dhe Francën, tha në një intervistë se projekti GT “nuk është një ushtrim i përkohshëm”. Ai nuk përcaktoi një datë për hedhjen në treg, por u shpreh se kompania synon ta realizojë projektin “së shpejti”.

Edhe para zbulimit të Magma GT, Genesis kishte shprehur interesin për të shtuar në gamë një model “halo”. Fakti që koncepti vazhdon të zhvillohet tregon se një version përfundimtar mund të jetë gjithnjë e më pranë. /Telegrafi/

të fundit

Woman arrested in Igoumenitsa with 7 knives, 2 brass knuckles and pepper spray

Një grua është arrestuar në Igumenicë të Greqisë, pasi gjatë kontrollit të automjetit të saj policia zbuloi një sasi të…

5 minutes ago

Woman’s body found in abandoned suitcase on Athens sidewalk

Një zbulim makabër ka alarmuar policinë greke në lagjen Agios Panteleimonas të Athinës, ku një trup i pajetë është gjetur…

5 minutes ago

Nuk ka justifikim për veprimet e mia”/ CEO i Nvidia-s pranon lidhjen me një grua kineze, kompania hap hetim për dyshimet e spiunazhit

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

5 minutes ago

Fined 5 million lekë for Saturday’s protest, 17-year-old: “I can’t afford to pay it. My family lives on disability benefits, and nothing frightens me

Protestuesi, që është gjobitur me 5 milionë lekë për protestën e së shtunës, një 17-vjeçar, foli ekskluzivisht për News24. Protestuesi…

5 minutes ago

Fermin shënon dy herë, Barcelona përmbys Atletico Madridin në derbi

Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim ndaj Atletico Madridit, duke triumfuar me rezultat 2-1 në kuadër të…

5 minutes ago

Massacre in Yemen airstrikes: 33 killed, including women and children

33 persona, përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmet ajrore të Arabisë Saudite në Jemen. Mediat shkruajnë se…

5 minutes ago