Fiat po shqyrton rikthimin e Punto-s, modelit të njohur me të cilin synon të rifitojë pjesë në segmentin e tregut që sot kryesohet nga Renault Clio. Megjithatë, ky rikthim nuk është i afërt: sipas drejtorit ekzekutiv të Fiatit, Arnaud Belloni, prezantimi i modelit të ri pritet brenda dy deri në tri vjetësh.
Belloni e konsideron të nevojshme që oferta e markës të përfshijë përsëri një makinë të tillë. Ai ka vënë në dukje se ndalimi i prodhimit të Punto-s i hapi rrugë Renault-it për të konsoliduar pozicionin e Clio-s.
None found
Në vlerësimin e tij, tërheqja e Fiat Punto-s dhe Ford Fiesta-s nga tregu, së bashku me mungesën e një gjenerate të re të Volkswagen Polo-s, krijuan kushte që Renault Clio të mbizotëronte në këtë segment dhe të shënonte shitje mjaft të suksesshme.
Për Punto-n e rikthyer, Fiat parashikon motorë tradicionalë me djegie të brendshme dhe variante hibride, duke mos e kufizuar ofertën vetëm te një version elektrik.
Si bazë për zhvillimin e makinës mund të shërbejë platforma CMP/eCMP e grupit Stellantis. Ajo përdoret tashmë në disa modele kompakte dhe SUV të markave të grupit, çka do t’i jepte Fiatit mundësinë ta realizonte modelin e ri pa investime të mëdha.
Historia e Punto-s nisi në vitin 1993, kur u prezantua si zëvendësues i Uno-s. Pas gjeneratës së dytë, të hedhur në treg në vitin 1999, erdhi Grande Punto në vitin 2005. Me disa përditësime gjatë kësaj periudhe, Grande Punto vijoi të ishte në treg deri në vitin 2018.
Ministrja Donika Gërvalla ka zhvilluar një takim me zëvendëspresidentin e Eurojust-it, Jose de la Mata Amaya, me të cilin ka diskutuar…
Autoritetet në Igumenicë dhe Selanik shkatërruan një rrjet të trafikimit të paligjshëm të klandestinëve, duke arrestuar 10 persona. Grupi kriminal…
Forumi për Ndryshime në Arsim padit Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës për shkak se nuk e ka rritur shujtën studentore.Para…
Thellimi i bashkëpunimit dypalësh, forcimi i lidhjeve ekonomike dhe tregtare, mbështetja për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe integrimin evropian, si…
Një kontroll i befasishëm në një spital në Brazil ka përfunduar në një përplasje të fortë mes kryebashkiakut dhe dy…
Dy persona kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni të vogël në një zonë të banuar në qytetin Limburgerhof,…