Ferrari ka prezantuar, së fundmi, makinën më të re, modelin Daytona, një kombinim fuqie dhe luksi që vetëm marka gjigante e automobilizmit mund të realizojë.
Ferrari ka thënë se do të prodhojë vetëm 599 copë nga ky model, me një çmim 2 milionë euro për secilën, por të gjitha makinat janë shitur tashmë para se të realizohen.
E quajtur zyrtarisht Daytona SP3, Ferrari ka dashur të risjellë në jetë makinën ikonë të viteve 1960, me të cilën dominonte garën e qëndrueshmërisë kundër Fordit GT40 në pistën e Daytona-s.
Makina ka një motor 6,5 litra me 12 pistona, motori më i fuqishëm i ndërtuar ndonjëherë nga Ferrari, i cili e bën makinë të arrijë një shpejtësi maksimale prej mbi 339 km/h. Të gjitha makinat janë porositur tashmë dhe dërgesat e para nisin nga fundi i vitit 2022.
Në vitin 1967, Ferrari zuri 3 vendet e para në garën e Daytona-s, duke bërë që pronari i Ford, Henry Ford, të investonte miliona dollarë për të ndërtuar një makinë në gjendje që të konkurronte “kokëkuqen” italiane.
Lufta mes dy prodhuesve tregohet në mënyrë dramatike në filmin hollivudian “Ford vs Ferrari”, të vitit 2019.
Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10…
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka bërë të qartë se nuk do të pranojë t’i dorëzojë territore Rusisë. Në një…
Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Roxhensa Kapuranin, vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara,…
Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinca për shkaqe sigurie, tha një zyrtar i komisionit zgjedhor, më…
Gazetari Artur Zheji u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 64-vjeçare ndërsa lajmi ka trishtuar mbarë opinionin publik.…
Aksident me tre të plagosur në aksin “Shkodër-Koplik”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”,…