Cybercab, taksitë autonome të prodhuara nga Tesla, kanë nisur të lëvizin në disa zona të Floridës dhe Teksasit. Megjithatë, autoritetet e emergjencës në Austin kanë ngritur pikëpyetje mbi reagimin e këtyre automjeteve në raste urgjente.
None found
Tesla u ka ofruar zjarrfikësve dhe personelit të emergjencës në Austin trajnim për ndërhyrjet gjatë incidenteve ku përfshihet një Cybercab. Komandanti i zjarrfikësve të qytetit, Matthew McElearney, ka deklaruar se mbetet i pasigurt nëse njohuritë e marra do të rezultojnë efektive në kushte reale.
Shqetësimi kryesor lidhet me ekranin me prekje që shërben për komandimin e funksioneve të automjetit. Përdorimi i tij mund të vështirësohet nga dorezat e zjarrfikësve, duart e lagura ose të papastra, ndërsa dëmtimi i ekranit apo ndërprerja e energjisë mund ta bëjnë atë të papërdorshëm.
Situata bëhet më problematike për faktin se Cybercab nuk është i pajisur me timon, levë marshesh dhe as me pedale frenimi ose gazi. Për pasojë, komandat varen nga ekrani me prekje dhe, nëse ai del jashtë funksionit, ekipet e emergjencës duhet t’i drejtohen shërbimit të Teslës për asistencë.
Dokumentacioni i Teslës për shërbimet emergjente përcakton se, në këto rrethana, pjesëtarët e ekipit duhet të mbajnë uniformën dhe të paraqesin distinktivin ose dokumentin zyrtar të identifikimit përpara një kamere të instaluar në shtyllën B të automjetit. Vetëm pas këtij verifikimi, një operator i Teslës mund t’u vijë në ndihmë, procedurë që rrezikon të sjellë vonesa kur çdo sekondë ka rëndësi.
Në të njëjtën kohë, Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut në Autostrada (NHTSA) ka nisur një hetim ndaj Teslës për pretendimet se robotaksitë e saj nuk përmbushin disa standarde federale të sigurisë, mes tyre edhe kërkesat që lidhen me mungesën e kontrolleve manuale.
Deri tani nuk është bërë publik asnjë incident në të cilin një Cybercab të ketë penguar punën e ekipeve të emergjencës. Sidoqoftë, këto shërbime paralajmërojnë se raste të tilla mund të krijojnë vështirësi serioze në të ardhmen.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Inspektorati i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës…
Fati i personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë vazhdon të mbetet një nga plagët më të rënda të pasluftës,…
Deutsche Bank, institucioni më i madh financiar në Gjermani, po përballet me akuza të reja pas publikimit të mbi 15…
Edon Zhegrova ka marrë pjesë në të gjithë seancën stërvitore të Juventusit, duke dhënë sinjale pozitive për trajnerin Luciano Spalletti…
Gjashtë vendime të gabuara të gjyqtarëve janë evidentuar në xhiron e fundit të Ligës Premier, duke barazuar rekordin më të…
Rey ManajPara disa ditësh, u përfol në mediat turke për largimin e mundshëm të sulmuesit Rey Manaj nga Sivasspor, madje…