Afërsisht 2.86 milionë automjete të markave Volkswagen dhe Audi, të shitura në tregje të ndryshme të botës, mund të jenë të prekura nga një defekt në sistemin e drejtimit. Të dhënat janë bërë publike nga Autoriteti Federal i Transportit Motorik të Gjermanisë (KBA).
None found
Shkak i problemit dyshohet të jetë një vidë që mban të fiksuar mekanizmin e drejtimit.
Korrozioni, në rrethana të caktuara, mund të dobësojë dhe thyejë vidën. Në skenarin më serioz, kjo mund të çojë në humbjen e kontrollit mbi drejtimin dhe të shtojë mundësinë e aksidenteve.
Lista e modeleve të prekura përfshin Audi Q3, ndërsa nga Volkswagen janë identifikuar Golf, Tiguan, Touran dhe Caddy.
Audi ka vendosur të nisë një fushatë paraprake të tërheqjes së automjeteve. Ndërhyrja do të realizohet pa pagesë për pronarët dhe parashikohet të zgjasë deri në një orë.
Vlerësimet paraprake flasin për rreth 2.16 milionë automjete Volkswagen dhe mbi 696 mijë automjete Audi që mund të përfshihen në këtë problem në rang global.
Çështja mbetet ende “nën hetim” nga KBA, e cila pritet të përcaktojë masat e ardhshme pas përfundimit të vlerësimit. /Telegrafi/
Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar pas shpërthimit tragjik të ndodhur në Athinë, ku humbën jetën 6…
Ish-ministrja dhe ish-deputetja Ermelinda Meksi ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me çështjen e Vlora Hysenit. Meksi shprehet…
Një stuhi e fuqishme ka goditur verilindjen e Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar përmbytje, erëra të forta, reshje të dendura…
Myrto UzuniShqipëria ia doli ta nis me fitore aventurën në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”, e…
Dashi Dite tejet e tensionuar kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do i pranojnë aspak…
Ernest MuçiShqipëria ia doli ta nis me fitore aventurën në Ligën e Kombeve ndaj Bjellorusisë në stadiumin “Air Albania”, e…