Categories: auto

Bezzecchi triumfon në Mugello, Aprilia mbyll garën me dy vendet e para

Marco Bezzecchi u rikthye te suksesi në MotoGP, pasi fitoi Çmimin e Madh të Italisë në Mugello dhe njëkohësisht thelloi avantazhin në kampionat. Piloti italian i Aprilia Racing udhëhoqi një fundjavë ideale për skuadrën nga Noale, e cila e përfundoi garën me rezultat 1-2 falë vendit të dytë të Jorge Martin.

Italiani këtë herë pati një nisje më të mirë se ajo e sprintit të së shtunës. Edhe pse Martin provoi të merrte kreun në metrat e parë, Bezzecchi reagoi shpejt dhe e rifitoi pozicionin e parë që në xhiron hapëse, pas daljes nga Borgo San Lorenzo. Gara ndryshoi shumë herët për fituesin e sprintit, Raul Fernandez, i cili praktikisht doli nga loja pasi frenoi tepër vonë në kthesën e parë dhe humbi shumë vende.

Të lidhura

None found

Në fazën e parë të garës, Francesco Bagnaia u ngjit në vendin e dytë duke kaluar fillimisht Martinin, ndërsa më pas, për një moment, arriti edhe të marrë kryesimin nga Bezzecchi. Ky zhvillim ngriti peshë tifozët në Mugello dhe riktheu kujtimet e dominimit të Ducatit në këtë pistë. Megjithatë, Bezzecchi qëndroi i qetë, administroi gomat me kujdes dhe mbeti pranë Bagnaias në pritje të rastit për të goditur.

Rasti i shumëpritur erdhi në xhiron e 14-të nga 23. Pas një sektori të fundit shumë të fortë dhe me më shumë shpejtësi në vijën e drejtë, Bezzecchi kaloi Bagnaian dhe u shkëput menjëherë në krye. Vetëm dy xhiro më pas, edhe Martin arriti të parakalojë pilotin e Ducatit, duke vulosur 1-2 për Aprilian dhe duke e futur Bagnaian në një luftë të fortë për të ruajtur podiumin deri në fund.

Presioni mbi Ducati u shtua ndjeshëm nga Ai Ogura, i cili u afrua me shpejtësi në dy xhirot e fundit dhe provoi manovrën vendimtare në kthesën e fundit. Por ai gaboi, doli jashtë trajektores dhe Bagnaia përfitoi menjëherë për të mbajtur vendin e tretë, duke siguruar kështu podiumin në shtëpi.

Pas Ogurës u klasifikua Fabio Di Giannantonio, i cili u detyrua të rikuperonte terren pas një starti jo të mirë. Në mes të renditjes nuk munguan duelët e ashpër, ku Marc Marquez, pavarësisht problemeve fizike, rezistoi për disa xhiro ndaj Pedro Acostës dhe pilotëve të tjerë, përpara se spanjolli i KTM ta kalonte përfundimisht në xhiron e 16-të.

Në mbyllje të garës, Acosta dhe Marquez e mbyllën respektivisht në vendin e gjashtë dhe të shtatë, ndërsa Raul Fernandez u detyrua të kënaqej me pozitën e tetë pas gabimit të bërë në nisje.

Kjo fitore në Mugello i solli Bezzecchit jo vetëm një triumf të madh në garën e shtëpisë, por edhe një forcim të pozicionit në krye të kampionatit. Nga ana tjetër, Aprilia dëshmoi se këtë sezon mbetet një nga skuadrat më të forta në MotoGP.

Aprilia në Kosovë përfaqësohet nga Ventoro Motors by Auto Mita.

Bezzecchi ka një epërsie prej 17 pikësh në garën për titull ndaj shokut të skuadrës Martin, ndërsa takim i radhës është në Hungari./Indeksonline/

të fundit

Zyrtari i dyshuar për kërcënimin me armë ndaj djalit të Donika Kadaj-Bujupit

Një incident i rëndë dyshohet se ka ndodhur gjatë ditës së sotme në ambientet e Ministrisë së Ekonomisë, ku djali…

8 minutes ago

Raportet për vrasjen e Arlinda Zekajt dorëzohen një orë para mbledhjes, nis përplasja në komision

Zyra e Kryeministrit ia ka dorëzuar sot Komisionit Hetimor Parlamentar raportet e Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Punëve…

9 minutes ago

Klauzola e mundshme në kontratë mund t’i hapë rrugë largimit të Upamecanos nga Bayerni

E ardhmja e Dayot Upamecanos te Bayern Munich mund të varet nga një detaj i kontratës së tij të re,…

12 minutes ago

Constitutional Court to hear AGSH appeal against GJKKO regulations in plenary session

Gjykata Kushtetuese ka vendosur të kalojë në seancë plenare kërkesën e Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), që kundërshton rregulloren…

13 minutes ago

PD boycotts Electoral Reform Commission, Taulant Balla: If they do not attend meetings by November 30, we will pass only our proposals in Parliament

Partia Socialiste paralajmëron se do të vijojë me propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, nëse Partia Demokratike nuk…

13 minutes ago

Three PDK lawmakers discuss the Special Court with EU ambassador

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu Shoshi e kanë takuar të hënën me…

14 minutes ago