Rrugët e më shumë se 70 qyteteve dhe komunave belge, mes tyre edhe Brukseli, iu rezervuan për një ditë këmbësorëve dhe mjeteve alternative të lëvizjes, pasi automjetet nuk u lejuan të qarkullonin.
None found
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës së Mobilitetit në Bruksel, e planifikuar këtë vit nga 16 deri më 22 shtator. Në 19 komunat e kryeqytetit, ndalimi i qarkullimit të automjeteve ishte në fuqi nga ora 09:30 deri në orën 19:00.
Banorët shfrytëzuan rrugët dhe bulevardet, të cilat zakonisht dominohen nga trafiku, për të ecur, ngarë biçikletat apo përdorur skateboardët.
Përjashtim nga ndalimi bënë transporti publik, automjetet e emergjencës, mjetet diplomatike dhe automjetet e personave me aftësi të kufizuara. Ndërkohë, shpejtësia maksimale e lejuar në të gjithë Brukselin u vendos në 30 kilometra në orë.
Sipas mediave lokale, nismës iu bashkuan këtë vit më shumë se 70 qytete dhe komuna, përfshirë Aalst, Antwerp, Bruges, Ypres, Kortrijk dhe Leuven.
Aktiviteti shënoi pjesëmarrje rekord, pasi rreth 20 komuna në rajonin frëngjishtfolës të Wallonisë u përfshinë për herë të parë.
Brukseli e organizon ditën pa makina çdo vit, të dielën e tretë të shtatorit, duke ofruar gjatë gjithë ditës lojëra, veprimtari sportive dhe performanca muzikore. /AA/
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump po përgatitet të ndërmarrë masa të gjera ndëshkuese ndaj Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP), sipas…
Florin Bratu dhe Hygerta SakoPartizani është zhytur në një krizë totale [...]Read More...
Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Asllan Dogjani në një lidhje live në emisionin “Review” me Greta Topjana në…
Analisti Lavdrim Lita i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur…
Marshimi i protestuesve vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit janë ndalur para Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë ndalesës, protestuesit kanë…
Në Rusi janë mbyllur votimet për zgjedhjet parlamentare, në një proces që pritet të konfirmojë edhe një herë dominimin politik…