Categories: auto

Audi A6 elektrik përshkon 1,338 kilometra me një karikim dhe vendos rekord Guinness

Piloti polak Miko Marczyk ka regjistruar një tjetër rekord Guinness në kategorinë e automjeteve të prodhimit. Pas një rekordi të mëparshëm me naftë, këtë herë ai e përfundoi sfidën me një makinë elektrike.

Të lidhura

None found

Marczyk udhëtoi 1,338 kilometra me një karikim të vetëm të Audi A6 Sportback E-Tron. Kjo është rreth 72 për qind më shumë se autonomia maksimale prej 777 kilometrash që Audi deklaron për modelin sipas standardit WLTP.

Udhëtimi nisi në Poloni, në orën 01:55 të mëngjesit të 11 shtatorit. Duke ndjekur lumin Vistula, piloti kaloi nëpër Krakow, Sandomierz, Varshavë, Torun e Grudziadz dhe mbërriti në Hel, pranë Detit Baltik.

Pas kësaj, Marczyk u nis në kthim, përgjatë një itinerari pothuajse të njëjtë. Më shumë se 45 orë pas fillimit, bateria u shterua në zonën mes Torunit dhe Ciechocinek, transmeton Telegrafi.

Sfida u zhvillua në rrugë publike, jo në laborator apo pistë të mbyllur, ndaj makina u përball edhe me trafikun e zakonshëm dhe periudhat me qarkullim të dendur. Temperatura mesatare gjatë itinerarit ishte rreth 15 gradë Celsius, por në disa momente ra në 7 gradë.

Një nga rezultatet më të veçanta ishte konsumi mesatar, i cili arriti vetëm 7.09 kWh për 100 kilometra. Kjo është më pak se gjysma e konsumit të kombinuar të deklaruar zyrtarisht për Audi A6 Sportback E-Tron.

Efikasiteti nuk lidhet vetëm me stilin e drejtimit. Audi e ka projektuar modelin me koeficient rezistence aerodinamike 0.21, duke e renditur mes makinave më aerodinamike të prodhimit të kompanisë. Automjeti ka bateri me kapacitet neto 94.9 kWh dhe frenim rigjenerues që rikuperon deri në 220 kW energji.

Audi thotë se në përdorimin e përditshëm, rreth 95 për qind e frenimeve mund të kryhen përmes rikuperimit të energjisë, duke pakësuar përdorimin e frenave tradicionale.

Marczyk theksoi se rezultati kërkon edhe njohje të mirë të automjetit, përdorim të kujdesshëm të frenimit rigjenerues, presion të saktë të gomave dhe parashikim të trafikut. Këta faktorë ndihmojnë për të shmangur përshpejtimet dhe frenimet e panevojshme.

Distanca e arritur nga piloti polak nuk është rekordi absolut për një automjet elektrik me një karikim. Ky titull i takon TUfast Eco Team, e cila në shtator të vitit 2023 përshkoi 2,573.79 kilometra në Gjermani me prototipin e vogël elektrik “muc022”.

Megjithatë, rekordi i Marczyk është për makina të prodhimit dhe, për këtë arsye, vlen për një automjet të përshtatshëm për përdorim në rrugë publike.

Marczyk ka arritur edhe më parë rezultate të tilla. Vitin e kaluar, me një Skoda Superb, ai përshkoi 2,831 kilometra me një rezervuar të vetëm nafte dhe vendosi një tjetër rekord Guinness për makinat e prodhimit.

Këtë herë, piloti e realizoi sfidën me energji elektrike. Arritja tregon ndikimin që mund të kenë stili i drejtimit, aerodinamika dhe administrimi i energjisë në autonominë reale të një makine. /Telegrafi/

të fundit

Heavy rainfall causes problems in Tropojë, Bajram Curri–Cernicë road collapses and traffic is halted

Reshjet e shiut dhe dëborës, kanë sjellë problematika në disa zona të Qarkut të Kukësit, ndërsa situata më problematike paraqitet…

1 minute ago

Kukës wakes up to low temperatures; snow blankets several administrative units, ice makes travel difficult

Këtë të martë, qarku i Kukësit, është zgjuar me mot të qëndrueshëm dhe pa reshje shiu apo bore, por temperaturat…

2 minutes ago

Denmark upholds “ghetto” law as Supreme Court rejects tenants’ challenge

Gjykata e Lartë e Danimarkës vendosi në favor të një shoqate banesash që kishte ndërprerë 91 kontrata qiraje për të…

2 minutes ago

Initial hearing against Jeton Sylaj over threat against Arlinda Zekaj scheduled for today in Peja

Sot, më 24 nëntor, në Gjykatën Themelore në Pejë pritet të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Jeton Sylajt, i…

2 minutes ago

Osmani: Handling the Special Court Law in Parliament could harm the appeal in The Hague

Ish-presidentja e Kosovës dhe deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se mënyra si është trajtuar në Kuvend Ligji për…

2 minutes ago

Mickoski announces law for 20% cheaper homes for young couples

"Kuvendi do të miratojë një ligj të veçantë për banesa 20 për qind më të lira për çiftet e reja…

3 minutes ago