Nën trysninë e problemeve financiare, prodhuesi britanik i automjeteve luksoze Aston Martin ka vendosur të heqë dorë nga kontrolli i shumicës së të drejtave të markës së vet.
None found
Në kuadër të një pakete financimi prej 550 milionë paundësh, ose rreth 738 milionë dollarë, të drejtuar nga HPS Investment Partners, kompania ka pranuar t’i transferojë grupit amerikan Authentic Brands 50.1% të të drejtave të markës për produktet që nuk lidhen me automobilat.
Përmes kësaj marrëveshjeje, emri Aston Martin ndahet në dy kategori. Kompania do ta ruajë përdorimin e tij për makinat dhe aktivitetet në Formula 1, ndërsa pjesa tjetër do të mbulojë modën, aksesorët, artikujt promocionalë dhe licencime të tjera.
E njohur për veturat sportive të luksit dhe lidhjen e saj me markën James Bond, Aston Martin prej kohësh përballet me kosto të larta zhvillimi dhe vështirësi financiare.
Kompania synon që kapitali i siguruar nga marrëveshja ta ndihmojë të vijojë aktivitetin.
Ballkani dhe Gjilani kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e vlefshme për kampionatin e Kosovës, që zhvillohet sot në Suharekë,…
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova u ka përcjellë urime pjesëtarëve të komunitetit shqiptar me rastin e 22 Nëntorit – Ditës së Alfabetit…
Spiropali: Sikur çoç më ndodhi Ca që s’më njohin po janë të habitur sikur çoç më ndodhi. U duket sikur…
Prokuroria e Tiranës, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim këngëtaren Xhensila Kallaku (Myrtezaj), e akuzuar për fshehje të…
Një valë optimizmi ka përfshirë disa kryeqytete evropiane, pasi ekipi negociator i presidentit amerikan Donald Trump ka propozuar garanci kolektive…
Erion Veliaj ka refuzuar të paraqitet këtë të diel në spitalin Memorial të Fierit për t’iu nënshtruar analizave mjekësore, në…