Categories: auto

Aston Martin dhe Brough Superior sjellin AMB 002 Roadster, me prodhim të kufizuar në 300 njësi

Aston Martin, në bashkëpunim me Brough Superior, ka zbuluar AMB 002 Roadster, modelin e parë të përbashkët të dy kompanive të certifikuar për qarkullim në rrugët publike.

Të lidhura

None found

Fuqia e motoçikletës vjen nga një motor V-twin me kapacitet 1,083 cc, i aftë të prodhojë 130 kuaj fuqi dhe 110 Nm çift rrotullues.

Me peshë prej vetëm 190 kg, AMB 002 përdor një shasi titani që peshon 5 kg. Inxhinierët kanë ruajtur gjithashtu një shpërndarje të barabartë të peshës, në raportin 50:50.

Lin jat e saj janë krijuar nga Aston Martin Design Studio, me detaje që marrin frymëzim nga modelet Vanquish, Valkyrie dhe Valhalla.

Prodhimi, përpunimi dhe montimi i modelit do të kryhen në selinë e Brough Superior, në Toulouse të Francës.

Rezervimet për AMB 002 janë hapur tashmë, ndërsa njësitë e para pritet t’u dorëzohen blerësve gjatë tremujorit të tretë të vitit 2027.

Megjithatë, Brough Superior do të prodhojë vetëm 300 ekzemplarë, çka e rendit këtë motoçikletë ndër modelet më ekskluzive të krijuara nga bashkëpunimi i dy markave.

të fundit

Pjesëmarrja në zgjedhjet spanjolle arrin rekord, 68% kanë votuar deri në orën 18:00

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Spanjë ka arritur nivele rekord, duke tejkaluar shifrat e të gjitha zgjedhjeve të mëparshme në…

7 minutes ago

Briken Tuçi në terapi intensive pas traumës në kokë, mjekët: Gjendja e stabilizuar, nuk ka hemorragji dhe as indikacion për operacion

Protestuesi, Briken Tuçi, i cili mbeti i lënduar gjatë protestës së djeshme, ndodhet në Spitalin Universitar të Traumës, ku po…

12 minutes ago

Arsenal dhe Manchester City barazojnë 2-2 në ndeshjen me katër gola

Arsenali dhe Manchester City janë pajtuar me nga një pikë në kuadër të xhiros së 12-të në Ligën Premier.Dy skuadrat…

13 minutes ago

Lëvizja Studentore kërkon hetim të plotë për dhunën ndaj babait të tetë fëmijëve

Lëvizja Studentore ka reaguar për sulmin e rëndë ndaj punëtorëve shqiptarë të Higjienës Komunale në Shkup. Sulmi fizik ndaj dy…

15 minutes ago

Trendafilov: The trade union basket rose by 5,300 denars in one year

5300 denarë është rritur shporta minimale sindikale për një vit, kryesisht nga dhjetori I vitit të kaluar deri më tani…

24 minutes ago

The Painted Mosque in Tetovo one step closer to UNESCO – process for tentative list begins

Xhamia e Larme në Tetovë ka nisur procesin për t’u përfshirë në Listën Tentative të UNESCO-s, si hap i parë…

24 minutes ago