Apple thuhet se po përballet me një gjobë prej 500 milionë eurosh nga BE-ja për kufizimet e qasjeve në shërbimet e transmetimit të muzikës, gjë që cilësohet të jetë goditje historike për kompaninë teknologjike amerikane.
Komisioni Evropian po heton nëse Apple ka bllokuar transmetuesit e muzikës që u tregojnë përdoruesve mënyra më të lira për abonime jashtë aplikacionit AppStore.
Brukseli po planifikon të vendosë një gjobë prej 500 milionë eurosh, e cila do të përfaqësonte një vendim historik kundër Apple pas vitesh ankesa nga kompanitë, shërbimet e të cilave ofrohen përmes aplikacioneve të iPhone, shkruan the Guardian.
Kompania suedeze e transmetimit, Spotify, ka paraqitur një ankesë gjatë vitit 2019 në BE, me pretendimin se Apple kufizon zgjedhjen në AppStore duke ngarkuar një tarifë prej 30 për qind për instalimin e aplikacioneve. Gjithashtu, thuhet që Apple të ketë penguar Spotify të informojë klientët për marrëveshje më të mira dhe më të lira.
Por, sipas kompanisë, tarifa e saj justifikohet pasi shpenzon shumë para për funksionalizimin e AppStore, dhe i ofron Spotify qasje të qindra miliona klientëve.
Prandaj, Komisioni Evropian po heton për të kuptuar nëse veprimet e Apple janë të paligjshme dhe kundër rregullave të bllokut që zbatojnë konkurrencën.
Gjiganti teknologjik nuk është përballur kurrë me një gjobë nga Komisioni Evropian, megjithëse mori një gjobë prej 1.1 miliardë eurosh nga Franca në vitin 2020.
Megjithatë, ajo dhe kompanitë e tjera teknologjike janë nën vëzhgim për shqetësimet e konkurrencës në treg.
Ndryshe, Google po apelon kundër gjobave prej më shumë se 8 miliardë euro të vendosura nga BE-ja.
Dashi Do të ndiheni pak të lodhur dhe nën stres, për shkak të ngarkesës në punë dhe angazhimeve të shumta.…
Në një natë si kjo ku të gjithë festojnë pranë njerëzve të tyre të zemrës, Adriatik Lapaj i cili prej…
Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore u bëri sot thirrje qytetarëve që të festojnë me përgjegjësi dhe kujdes për jetën tyre…
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nxjerrë në konsultim publik disa ndryshime në ligjin “Për Komunikimet Elektronike”, me qëllim përafrimin…
Shtetet e Bashkuara kanë dhënë një leje të përkohshme kompanisë serbe të naftës NIS, e cila kontrollohet nga kompani ruse…
Një ngjarje e rrezikshme është regjistruar këtë mbrëmje në Sarandë në lagjen nr,4, ku telat e energjisë elektrike kanë shpërthyer…