Categories: tech

Anthropic do të pajisë me filigranë të padukshëm përmbajtjet e gjeneruara nga Claude

Për të përmbushur rregullat e Bashkimit Europian, Anthropic do të vendosë shenja të padukshme në materialet e prodhuara nga Claude.

Kompania amerikane e inteligjencës artificiale bëri të ditur se çdo tekst dhe skedar i krijuar përmes modelit të saj Claude do të pajiset me filigranë të padukshëm, të njohur edhe si logo ose watermark. Masa lidhet me kërkesat e reja të BE-së për më shumë transparencë në fushën e inteligjencës artificiale.

Të lidhura

None found

Sistemi i shënimit do të përfshihet që në lançim në të gjitha versionet e Claude të publikuara pas 2 gushtit 2026. Ndërkohë, Anthropic po punon për ta integruar teknologjinë edhe në modelet e nxjerra më herët.

Zbatimi do të shtrihet në çdo shërbim të Claude, nga aplikacioni për konsumatorët dhe platforma për zhvilluesit (API), deri te Claude Code, Claude Cowork dhe Claude Tag. Në këtë politikë përfshihen gjithashtu versionet që ofrohen nëpërmjet AWS, Google Cloud dhe Microsoft Foundry.

Filigrani do të funksionojë përmes dy mënyrave të ndryshme.

Në rastin e tekstit, brenda materialit të gjeneruar do të vendoset një model që nuk dallohet nga lexuesi. Megjithatë, sistemet kompjuterike do të mund ta zbulojnë atë dhe shenja do të ruhet edhe kur përmbajtja kopjohet dhe vendoset në një hapësirë tjetër.

Anthropic thotë se përdorimi i kësaj metode nuk cenon kuptimin, cilësinë ose lehtësinë e leximit të përmbajtjes së prodhuar nga Claude.

Mënyra tjetër do të përdoret për skedarët. Në formatet e mbështetura, si .svg, .png dhe .jpg, Claude do të përfshijë metadata me nënshkrim dixhital, të cilat dëshmojnë se skedari është përpunuar nga sistemi i inteligjencës artificiale.

Duke vepruar si një “gjurmë dixhitale”, këto metadata ngjajnë me të dhënat EXIF që ruhen në fotografi. Përmes tyre mund të kontrollohet prejardhja e skedarit dhe të evidentohen ndërhyrjet e mundshme.

Ndonëse vendimi synon pajtueshmërinë me Aktin Europian për Inteligjencën Artificiale (EU AI Act), filigranët nuk do të kufizohen vetëm në Europë. Sipas Anthropic, ata do të përdoren në çdo shtet ku Claude është i disponueshëm.

Kjo masë shihet si një tregues i ndikimit që rregullat europiane kanë në përcaktimin e standardeve globale të industrisë së inteligjencës artificiale.

Megjithatë, kompania pranon se metadatat mund të mos ruhen përgjithmonë. Ato mund të zhduken kur skedari kthehet në një format tjetër, ruhet përsëri, fotografohet përmes një pamjeje ekrani ose kalon në procese të tjera të ngjashme.

Si pasojë, pas konvertimeve apo ndryshimeve të mëvonshme, një dokument ose imazh që fillimisht kishte shenjën e Claude mund të mos përmbajë më asnjë gjurmë të saj, shkruan Euronews.

të fundit

Evropë, ku mbetet drejtësia?” – “Liria ka Emër” zhvillon protestë para Zyrës së BE-së në Prishtinë

Me një pankartë ku shkruan “Evropë, ku është drejtësia?”, iniciativa “Liria ka Emër” ka zhvilluar një aksion para Zyrës së…

1 minute ago

Integrimi i sistemeve të pagave dhe personelit synon eliminimin e regjistrimeve të përsëritura

Ministria e Digjitalizimit dhe Administratës Publike ka prezantuar sot ndërlidhjen e Sistemit Informativ për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) me…

2 minutes ago

OVL-UÇK: Vendimi ndaj Thaçit është i papranueshëm, institucionet e Kosovës duhet të reagojnë

Xhavit Jashari nga Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së e ka cilësuar të papranueshëm dënimin e ish-presidentit të Kosovës,…

2 minutes ago

Greqi, zarfi me pluhur të bardhë shkakton alarm në Ministrinë e Mbrojtjes së Qytetarit

Në alarm janë vendosur organet greke të Rendit pas zbulimit të një zarfi me pluhur të bardhë që ka mbërritur…

2 minutes ago

Më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale/ Veliaj kërkon të jetë në seancë, Dumani: Nuk kemi raport mjekësor për gjendjen e tij

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është zhvilluar sot seanca e gjyqit në themel për kryebashkiakun…

6 minutes ago

Më 26 nëntor, ejani në ‘Air Albania’”, Arben Meta: Iniciativa e biletave me 200 lekë ishte e presidentit Demrozi

Egnatia, presidenti Agim Demrozi Egnatia do të përballet me Lincoln Red Imps më 26 nëntor, ndeshje e cila do të…

8 minutes ago