tech

20 vjet Vodafone Albania… pa limit

Ndërsa bariu në një skaj të largët, mes malesh, në veri të Shqipërisë, duhet të kalojë natën duke ruajtur dhentë e tij, shoqëruesin më të mirë gjen celularin dhe muzikën që zgjedh ta dëgjojë prej internetit. Pasi mami duarartë, nxjerr prej tezgjahut qilimin e radhës, ku ka thurur motivet tradicionale, në një nga dyqanet e vogla tek Pazari i Vjetër i Krujës, e bija ka një punë edhe më të mirë për të bërë: t’i promovojë e t’i shesë ato punime të mrekullueshme, përmes platformës online. Kur gjyshja gatuan ushqimet e preferuara të mbesës, kjo e fundit gëzon me video e postime në Instagram, duke e ndarë shijen e ëmbël të shtëpisë së saj, tek të gjithë miqtë virtual. Nëse gjendet në mes të detit, e dëgjon një shkreptimë, peshkatari mund të informohet për “çmenduritë” e motit përmes aplikacionit që ka në celular, ashtu si edhe fermeri kur sapo ka bërë mbjelljet e stinës…

Këto janë disa nga ato historitë e vogla, personale, familjare, të së përditshmes, të jetës dhe punës së çdo shqiptari, që jeton në fshat a në qytet, në veri a në jug… të cilat lidhen të gjitha, prej 20 vitesh, nga një rrjet i fuqishëm e që nuk njeh limit, për të plotësuar çdo nevojë e dëshirë të tyre, e për të mbajtur të lidhur fort shpirtin njerëzor me teknologjinë, traditën me të ardhmen, guximin për të investuar në çdo fushë me sigurinë e garancinë për sukses… ashtu si dy brigjet e një ure, që krijojnë gjithmonë një pikë takimi, mes njerëzve, kohëve e shërbimeve.

Kjo është fuqia e Vodafone GigaNet, i certifikuar si rrjeti më i mirë celular për 4 vite rresht dhe si rrjeti më i mirë fiks për 2021-shin nga kompania ndërkombëtare Umlaut.

Ndër këto 20 vite Vodafone Albania ka arritur të jetë kudo, si rrjeti me mbulimin më të gjerë 4G (98,3% të popullsisë), me zgjidhjet më të shpejta IoT, me cilësinë e shpejtësinë e shërbimeve pa limit, në telefoninë celulare e atë fikse.

20 vite Vodafone Albania janë një arsye e fortë për t’u festuar e për t’u ndjerë bashkë, si një familje e madhe, gjithmonë nën moton: Together We Can!

të fundit

Batuta e Ramës në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje: Larg qoftë që ne të bëhemi si Gjermania

Kryeministri Edi Rama, në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje, teksa fliste për integrimin europian të vendit, u shpreh se kjo do…

7 minutes ago

Tërmet në Greqi, ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

Ditën e sotme, një tjetër tërmet ka tronditur Greqinë. Lëkundjet sizmike ishin me magnitudë 3.7 Rihter dhe u regjistruan në…

11 minutes ago

Vesa Vllasaliu publikoi fotografi nga stadiumi Air Albania – në mbështetje të Mirlind Dakut

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Vesa Vllasaliu, ka qenë mbrëmë (e martë) një nga të pranishmet në stadiumin…

23 minutes ago

Polonia kërkon të aktivizohet Neni 4 i NATO-s pas rrëzimit të dronëve rusë

Kryeministri i Polonisë ka kërkuar të aktivizojë Nenin 4 të NATO-s, pasi vendi i tij rrëzoi dronë rusë në hapësirën…

30 minutes ago

Berisha: Zgjedhjet nuk i njohim, do të hyjmë në Kuvend të luftojmë mazhorancën

Dy ditë para nisjes së legjislaturës së re të Kuvendit, Partia Demokratike mblodhi sot Kryesinë, e para pas humbjes së…

52 minutes ago

Protesta e përleshje në rrugët e Francës, policia aktivizon 80 mijë efektivë, ministri i brendshëm akuzon organizatat e ekstremit të majtë

Tensionet janë rritur në të gjithë Francën që nga mëngjesi i sotëm, ndërsa protestat kundër politikave ekonomike të qeverisë kanë…

1 hour ago