Dita e 25 majit do të jetë një ditë e shënuar për futbollin shqiptar dhe vendin tonë pasi për herë të parë do të zhvillohet finalja e një turneu evropian.
Finalja e Conferencve League do të ketë një koreografi hapëse e cila dhe do t’i kushtohet shumë vëmendje, gjë për të cilën e konfirmon edhe zyrtarja e UEFA-s, Niki Edipidi.
None found
Edipidi ka folur për faqen zyrtare të FSHF lidhur me përgatitjet e kësaj finaleje duke e theksuar se është një eksperiencë e rë për vendin tonë dhe diçka emocionuese. Ajo gjithashtu ka shpjeguar se si do të realizohet dhe numrin e persona ve të cilët do të marrin pjesë në këtë koreografi.
“I kemi nisur dje provat, me afërisht 100-150 vullnetarë të cilët janë nga Shqipëria. Po mësojmë me ngadalë koreagrafinë, lëvizjet dhe të gjithë janë shumë të lumtur. Kemi gjithashtu një skuadër me vendas, të cilët janë skuadra e prodhimit të materialeve dhe skuadra e produksionit, skuadra teknike, të cilët janë pjesë e skuadrës tonë. Po shkon çdo gjë shumë mirë dhe çdokush është shumë i emocionuar që është pjesë e kësaj gjëje. Duket vërtetë shumë emocionuese, pasi është një gjë që nuk ka ngjarë më parë. Është një eksperiencë që po e provojnë për herë të parë.
Teksa na shohin ne që i japim kontributin tonë të krijimtarisë dhe më pas duke e miksuar me idetë e tyre, mendoj që është vërtetë një kombinim i këndshëm”, u shpreh Niki Edipidi./ h.ll/albeu.com
Situata e Edon Zhegrovës te Juventusi duket se është vendosur, ndërsa trajneri Luciano Spalletti nuk është një admirues i madh…
Pas tri ditësh lufte intensive me flakët, strukturat e mbrojtjes civile, forcat e armatosura dhe zjarrfikësit kanë bërë të mundur…
Qëndrimi i gjashtë deputetëve të LDK-së ndaj procesit të zgjedhjes së Presidentit ka nxitur reagime të forta, por edhe thirrje…
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ka reaguar lidhur me rritjen e numrit të të prekurve nga ethet e Nilit Perëndimor, duke…
Iliria - PogradeciSot prej orës 16:00, ka nisur sezoni i ri në Kategorinë e Parë, ndërsa kanë zbritur në fushë…
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për vrasjen e Lorenës Isceri, e cila dyshohet se u vra nga ish-partneri…