Federata Shqiptare e Futbollit, ka zyrtarizuar një tjetër miqësore për muajin qershor. Pas asaj me Luksemburgun është konfirmuar edhe sfida me Izraelin, pikërisht më 3 qershor ora 20:00 në stadiumin “Air Albania”.
Izraeli është edhe ekipi më i diskutuar në Europë, pasi nuk kanë munguar kërkesat për përjashtim të pëfaqësueses dhe klubeve izraelite si pasojë e situatës në Lindjen e Mesme.
None found
Njoftimi i FSHF-së:
Muaji qershor sjell një tjetër provë të rëndësishme për Kombëtaren, që do të zbresë në fushë për dy ndeshje miqësore në stadiumin “Air Albania”.
Kuqezinjtë do të përballen më 3 qershor, në orën 20:00, me Izraelin, në atë që do të jetë testi i parë i muajit. Kjo do të jetë përballja e 7-të në histori mes dy përfaqësueseve dhe e para miqësore, pasi të gjitha takimet e mëparshme janë zhvilluar në kuadër të kualifikueseve të Kampionateve Botërore dhe Europiane.
Sa i përket bilancit të ndeshjeve, kuqezinjtë kanë fituar dy nga përballjet dhe kanë humbur katër.
Ndërkohë, më 6 qershor, po në orën 20:00, Shqipëria do të zhvillojë një tjetër miqësore ndaj Luksemburgut, sërish në “Air Albania”.
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka ironizuar ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali duke komentuar situatën e fundit…
Gjatë diskutimit maratonik për buxhetin në Kuvendin e Kosovës, është ndërprerë energjia elektrike, duke lënë deputetët në terr. Për pasojë,…
Deputeti i VV-së, Nezir Kraki, po merr pjesë në sesionin e 38-të të Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë (APF), që po…
Deputeti nga Koalicioni Shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë seancës plenare të mbajtur më 18 nëntor, ka deklaruar…
Një 60-vjeçar, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen brutale të një të moshuare 80-vjeçare, ka kërkuar…
Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të lejojë hyrjen e deri në 100 mijë të rinjve nga vendet e Bashkimit…