Manchester United ka njoftuar blerjen e mesfushorit belg Youri Tielemans nga radhët e Aston Villa-s, duke shtuar një tjetër emër të rëndësishëm në organikën e drejtuar nga Michael Carrick.
None found
Reprezentuesi belg i është bashkuar “Djajve të Kuq” pas një sezoni mjaft të suksesshëm me klubin e Birminghamit, ku arriti të shënojë dy gola dhe të sigurojë shtatë asistime në të gjitha kompeticionet, duke u shquar si një element vendimtar në rrugëtimin drejt triumfit në Ligën e Evropës.
Për të siguruar shërbimet e tij, gjiganti anglez pagoi plot 41 milionë euro, duke aktivizuar klauzolën e lirimit që ishte pjesë e marrëveshjes ekzistuese të lojtarit me Aston Villa-n. Tielemans ka firmosur një kontratë që do ta mbajë në “Old Trafford” deri në verën e vitit 2031.
Ky afrim pasuron më tej repartin e mesfushës, i cili tashmë është përforcuar edhe me ardhjen e Andrey Santosit, ndërsa klubi vijon me projektin e ripërtëritjes së skuadrës për sezonin e ardhshëm.
Me 90 ndeshje të grumbulluara për kombëtaren belge, Tielemans mbërrin në Mançester pas një eksperience si kapiten, ku e udhëhoqi ekipin e tij deri në fazën çerekfinale të Kupës së Botës 2026.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka thënë se pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, institucionet duhet të…
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…