Categories: sport

ZYRTARE: Tottenham Hotspur shkarkon Jose Mourinhon

Jose Mourinho nuk është më menaxher i Tottenham Hotspur.

Lajmin për shkarkimin e portugezit e ka bërë të ditur klubi i Tottenham Hotspur përmes uebfaqes zyrtarë.

Të lidhura

None found

“Klubi sot njofton se Jose Mourinho dhe stafi i tij, Joao Sacramento, Nuno Santos, Carlos Lalin dhe Giovanni Cerra janë liruar nga detyrat e tyre përkatëse”, tha Tottenham.

Ndërkohë edhe Shefi ekzekutiv i Tottenhamit, Daniel Levy shpjegoi shkarkimin e Mourinhos.

“Jose dhe stafi i tij kanë qenë me ne një kohë të gjatë gjatë në disa prej kohërave tona më sfiduese si klub. Jose është një profesionist i vërtetë i cili tregoi një punë të jashtëzakonshme gjatë pandemisë. Në nivelin personal më ka pëlqyer të punoj me të dhe pendohem që gjërat nuk kanë ecur siç e kishim parashikuar të dy”, tha Levy.

“Ai do të jetë gjithmonë i mirëpritur këtu dhe ne duhet të falënderojmë atë dhe stafin e tij të trajnerit për kontributin e tyre në Tottenham Hotspur”, përfundoi Daniel Levy.

Mourinho u bë pjesë e Tottenhamit në vitin 2019, duke zëvendësuar Maurizio Pocchetinon i cili u shkarkua nga klubi atë sezon.

Tottenham qëndron në vendin e shtatë me 50 pikë total në Premierligë, ndërsa ndeshjen e fundit barazoi me Evertonin.

të fundit

Aktivistja suedeze Greta Thunberg merr pjesë në protestën e Tiranës, Reuters pasqyron ngjarjen

Aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg, iu bashkua studentëve dhe protestuesve në Tiranë, në protestën e të rinjve dhe qytetarëve,…

4 minutes ago

Përplasen ashpër Arlinda dhe Edita në Prime

Një debat i ashpër ka shpërthyer mes Arlindës dhe Editës gjatë spektaklit të së premtes në Big Brother VIP Kosova…

5 minutes ago

Si reagoi Nichi kur publiku në studio brohoriti emrin e tij

Pas shfaqjes së klipit të situatës mes Nichit, Fuegos dhe Arlindës, publiku ka brohoritur emrin e Nichit. “Duam fitore”, “Nichi”,…

5 minutes ago

Rudina Dembacaj: Veprimet e banorëve janë skandaloze dhe të frikshme

Opinionistja Rudina Dembacaj u është drejtuar Fatlumit dhe banorëve të tjerë, duke kritikuar diskutimet e tyre të vazhdueshme për lidhjen…

5 minutes ago

Resul Sinani: Debati Fatlum–Anjeza, përplasje e dy mënyrave të ndryshme të menduari

Opinionisti Resul Sinani ka komentuar debatin mes Fatlumit dhe Anjezës në Big Brother VIP Kosova 5, duke thënë se përplasja…

6 minutes ago

Anjeza reagon për lidhjen jashtë BBVK-së: Nëse s’i pëlqej, ka plot të tjera

Klipi i debatit mes Fatlumit dhe Anjezës ka nxitur sërish diskutime brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 5. Gjatë…

6 minutes ago