sport

Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI)

Ditën e sotme, Tirana ka emëruar trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile, ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

Të lidhura

None found

39-vjeçari nuk është emër i panjohur për bardheblutë.

Më parë, ai ka drejtuar akademinë e Tiranës ku edhe ka qenë trajner për ekipet U-17 dhe U19.

Megjithatë, kjo është edhe eksperienca e tij e vetme si trajner, pasi nuk ka drejtuar asnjë ekip të të rriturve qoftë edhe në ligat më të ulëta.

Njoftimi i Tiranës:

Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.

Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.

“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë të re dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu.

 

të fundit

CEC selects auditors by draw to audit financial reports

Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për procesin e auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike, të…

27 seconds ago

After seven hours at SPAK, Behgjet Pacolli: I reported the injustices involving Vlora Airport

Biznesmeni i njohur, Behgjet Pacolli, ka dalë nga SPAK pas shtatë orësh. Siç raporton gazetarja Anila Hoxha ai ishte thirrur…

58 seconds ago

Deliu-Kodra kërkon dorëheqje pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Institucionet dështuan ta mbrojnë

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar përgjegjësi dhe dorëheqje nga përfaqësuesit institucionalë pas vrasjes së…

1 minute ago

Asllani calls for a full investigation into Arlinda Zekaj’s murder and accountability from institutions

Artan Asllani nga Grupi Multietnik, në seancën e jashtëzakonshme të mbajtur për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës,…

1 minute ago

Rron Gjinovci kritikon trajtimin e dhunës në familje pas vrasjes në Pejë: Në burg duhet të shkojnë dhunuesit, jo gratë

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ashpër pas vrasjes së gruas në Pejë, duke kritikuar mënyrën se si trajtohen rastet e…

2 minutes ago

Vučić’s defeat in Serbia: What consequences could it have for the Serb List in Kosovo?

Heshtje. Lista Serbe nuk është prononcuar pas humbjes së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit në zgjedhjet parlamentare të…

2 minutes ago