sport

Zyrtare/ Tirana emëron trajnerin e ri (EMRI)

Ditën e sotme, Tirana ka emëruar trajnerin që do të drejtojë ekipin e parë për këtë sezon. Vangjel Mile, ka marrë “timonin” e bardhebluve dhe do t’i drejtojë ata për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Tirana, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale teksa bëhet me dije se ai ka firmosur një kontratë 3-vjeçare.

39-vjeçari nuk është emër i panjohur për bardheblutë.

Më parë, ai ka drejtuar akademinë e Tiranës ku edhe ka qenë trajner për ekipet U-17 dhe U19.

Megjithatë, kjo është edhe eksperienca e tij e vetme si trajner, pasi nuk ka drejtuar asnjë ekip të të rriturve qoftë edhe në ligat më të ulëta.

Njoftimi i Tiranës:

Zyrtare: Vangjel Mile emërohet trajner i parë i KF Tirana

Klubi i Futbollit Tirana njofton emërimin e Vangjel Mile si trajner i parë i skuadrës për tre sezone. Mile vjen në këtë detyrë pas një periudhe të suksesshme si Drejtor Teknik i Akademisë së Futbollit Tirana, ku ka luajtur një rol kyç në zhvillimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e një filozofie të qëndrueshme loje.

Njohja e thellë me strukturat e klubit, filozofinë bardheblu dhe modelin e funksionimit të Akademisë i japin trajnerit Mile avantazhin për të ndërtuar një urë të natyrshme mes të rinjve dhe ekipit të parë. Objektivi i tij do të jetë jo vetëm rikthimi i skuadrës në krye të futbollit shqiptar, por edhe integrimi i elementëve të rinj me potencial, në përputhje me identitetin historik të KF Tiranës.

Mile është i njohur për qasjen e tij moderne ndaj stërvitjes, disiplinën taktike dhe aftësinë për të ndërtuar grupe të balancuara me frymë kolektive të fortë. Eksperienca e tij si strateg dhe drejtues teknik e bën zgjedhjen ideale për një projekt të qëndrueshëm dhe ambicioz.

“E ndjej veten pjesë të kësaj shtëpie dhe e marr këtë përgjegjësi me përulësi, por edhe me shumë besim. Njoh vlerat dhe pritshmëritë e këtij klubi dhe jam i përkushtuar të punoj çdo ditë për të çuar përpara emrin dhe objektivat e KF Tiranës,” – deklaroi trajneri i ri gjatë prezantimit.

Klubi i Futbollit Tirana i uron suksese trajnerit Vangjel Mile në këtë sfidë të re dhe është i bindur se rrugëtimi i përbashkët do të sjellë rezultatet që meriton familja bardheblu.

 

të fundit

“Metalurgjiku” në udhëkryq! Seancë maratonë për 16 të arrestuarit, Gjykata e Elbasanit i lë të lirë, Prokuroria paralajmëron apelimin

Një zhvillim i fortë juridik ka shoqëruar çështjen e bujshme të operacionit policor “Metalurgjiku” në Elbasan. Pas një seance maratonë…

14 minutes ago

Trupi i djegur në Llogara: Misteri rreth vdekjes së ish-efektivit të Shqiponjave, hetimet shkojnë edhe drejt pistës së vrasjes

Trupi i djegur që u gjet brenda një automjeti në Qafën e Llogarasë i përket ish-efektivit të policisë, Artjon Xhelo.…

30 minutes ago

KPA shkarkon nga detyra prokurorin e Durrësit, Gëzim Çopa

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ndryshoi sot vendimin e Komisionit të Pavarur dhe Kualifikimit dhe shkarkoi nga detyra prokurorit…

45 minutes ago

SPAK kërkon zyrtarisht arrestimin e Belinda Ballukut, zbardhen hapat që duhet të ndjekë Kuvendi pas marrjes së kërkesës së Prokurorëve të Posaçëm

Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) iu drejtua këtë të martë zyrtarisht Kuvendit me një kërkesë për heqjen e imunitetit dhe…

1 hour ago

Arratisja e Ergys Agasit? Gazetarja Hoxha publikon bisedën: Mbërrite në Dubai?

Gazetarja Anila Hoxha ka publikuar përmes një postimi në Facebook, një bisedë të ndodhur, ku dyshohet se bëhet fjalë për…

2 hours ago

“Ka dy rrugë për largimin e Ramës”, Salianji: Berisha në vend që të mbledhë njerëz për protestën, na kërkon llogari pse mblidhemi

Ervin Salianji kritikoi mbledhjet e fundit të Partisë Demokratike, duke theksuar se ato shpesh shndërrohen në “gjyqe ndaj demokratëve” dhe…

2 hours ago