sport

ZYRTARE / Thiago Motta, trajneri i ri i Juventusit

Juventusi ka emëruar zyrtarisht Thiago Mottan si trajnerin e tyre të ri, pas sukeseve që italo-brazilini kishte me Bolognan, duke i dërguar në Ligën e Kampionëve.

Bianconerët e shkarkuan Max Allegrin muajin e kaluar, vetëm disa ditë pasi ai fitoi Kupën e Italisë.

Thiago Motta ka nënshkruar një kontratë deri në qershor 2027 që besohet të jetë me vlerë 3.5 milionë euro në sezon plus bonuse që rriten në një maksimum prej 5 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur që filloj një kapitull të ri në krye të një klubi të madh si Juventusi. Falenderoj pronarët dhe menaxhmentin, të cilët mund të jenë të sigurt për ambicien time për të mbajtur lart flamurin e Juventusit dhe për të kënaqur tifozët”, ka thënë Motta për faqen zyrtare të klubit.

Trajneri italo-brazilian i erdhi fundi i kontratës me Bolognan këtë muaj dhe vendosi të largohej për një përvojë të re në Torino.

Ai mbush 42 vjeç në gusht dhe e kaloi të gjithë karrierën e tij si trajner në Itali, duke stërvitur në klube si Genoa, Spezia dhe Bologna.

I lindur në Brazil, ai ka nënshtetësi italiane dhe ka luajtur 30 ndeshje për Azzurrët, duke shënuar një gol. /Telegrafi/

të fundit

Vijon fluksi në pikën kufitare Shqipëri- Greqi/ Vetëm sot 7919 lëvizje! Policia kufitare: Protesta vijon, për këtë periudhë nuk do të ketë ndërprerje të trafikut

Fluks i lartë lëvizjeje është regjistruar në doganën kufitare, gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të dhënave zyrtare, në të…

13 minutes ago

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Ballukut, Korreshi: S’mund të pritet GJK për ankimin e qeverisë, pezullimi është zëvendësuar me masë më të ashpër sigurie

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i përshkroi si “dramë” informacionet nga relacioni i SPAK depozituar në Kuvend për t’i…

36 minutes ago

Atentati me dy viktima në Rinas/ Kush është Betimi që u shoqërua në polici? Çoi cigare tek makina e markës ‘Toyota’

Hetimet për atentatin mafioz të kryer në 11 Nëntor 2025 në Rinas, ku mbeti i vrarë Gilmando Dani dhe agjenti…

1 hour ago

Ish-drejtori i burgjeve, Agim Ismaili paraqitet në SPAK

Pasditen e kësaj të marte, ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme, (SPAK). Kjo është hera…

1 hour ago

Karburant, biznese, troje, banesa dhe magazina/ Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen 3 mln euro pasuri të një personi në Gjirokastër

Nuk justifikoheshin nga burime të ligjshme, konfiskohen me kërkesë të Prokurorisë Gjirokastër, 3 mln euro pasuri të shtetasit D.A. Bëhet…

2 hours ago

“Po e përfundojmë këtë javë historike”: Zelensky përshëndet paketën prej 90 miliardë eurosh të BE-së si “garanci sigurie financiare” për Ukrainën

Vendimi i udhëheqësve të Bashkimit Evropian për të mbështetur Ukrainën me 90 miliardë euro është një garanci sigurie financiare për…

2 hours ago