Senad Jarovic, një nga emrat e njohur të futbollit kosovar, ka vendosur të nisë një etapë të re në karrierën e tij.
None found
Sulmuesi me prejardhje nga Gjermania ka arritur akord me klubin maroken IR Tanger, duke i dhënë fund kështu qëndrimit të tij në futbollin kosovar pas një periudhe të suksesshme me Gjilanin.
Gjatë paraqitjeve në Superligën e Kosovës, Jarovic u dallua si një prej sulmuesve më të mirë, duke lënë gjurmë me golat dhe performancat e tij në fushë.
Ai u bë pjesë e Gjilanit në vitin 2024 dhe, gjatë kohës së kaluar te “Skifterat”, mori një rol të rëndësishëm në skuadër.
28-vjeçari, që aktivizohet si qendërsulmues dhe veçohet për forcën e tij fizike, më parë ka luajtur edhe në kampionate të ndryshme evropiane, si në Slloveni, Danimarkë dhe Rumani.
Transferimi te IR Tanger sjell një tjetër provë për Jarovicin, i cili tashmë do të vazhdojë karrierën në elitën e futbollit maroken.
Skuadra nga Tangeri njihet si një nga klubet e njohura në Marok dhe bën pjesë në kampionatin më të lartë të vendit, me synimin për të ndërtuar një ekip konkurrues.
DJ Gimbo ka rrëfyer në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të tij…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin ‘Nënë Tereza’ ka marrë një atmosferë…
Reshjet e dëborës kanë nisur gjatë orëve të pasdites në zonën e Dibrës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve.…
Dashi Shfrytëzojeni gjithë kohen e lire sot për ta kaluar me atë qe keni ne krah sepse me vone do…
Pas një dite të shoqëruar me tensione dhe përplasje gjatë protestës, mbrëmja në sheshin 'Nënë Tereza' ka marrë një atmosferë…
Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi italian Fred De Palma i kanë dhënë fund beqarisë, duke zgjedhur Maldivet për të…