Amir Abrashi rikthehet në klubin ku u bë i njohur si futbollist. Mesfushori i kombëtares shqiptare i njohur ndryshe si “pitbulli” për grintën që e karakterizon ka firmosur zyrtarisht për Grasshopper duke u rikthyer te klubi nga Zurichi me të cilët ka luajtur nga 2010-ta në 2015-ën pas plot 6 vitesh.
Pas eksperiencës disa mujore në huazim te Baseli po në Zvicër, Abrashi ka firmosur për Grasshopper si një lojtar i lirë pasi i përfundoi kontrata me gjermanët e Freiburg. Grasshoppers u rikthye në Superligën zvicerane gjatë këtij sezoni dhe synon të ndërtojë një skuadër sa më të fortë për të pretenduar një pozicionim sa më të mirë në kampionat gjatë sezonit të ardhshëm.
Me klubin nga Zurich, mesfushori i kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë 2-vjeçare. Vetë Abrashi menjëherë pas firmës ka thënë edhe fjalët e para si futbollist i Grasshopper duke u shfaqur shumë i lumtur për këtë rikthim te klubi ku luajti për 5 sezone në periudhën 2010-2015. “Gjithmonë kam dashur të rikthehem te Grasshopperi dhe tani ishte koha e duhur për ta bërë këtë. Mezi po pres të luaj sërish në stadiumin Letzigrund që është si shtëpia ime e dytë”, tha Abrashi në fjalët e para pas zyrtarizimit.
Ka ndërruar jetë në spital, Charlie Kirk aktivisti konservator dhe një nga aleatët e Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Vetë…
Pas dy ngjarjeve të rënda kriminale në Shkodër, efektivët e "Shqiponjave" janë kërcënuar me jetë mbrëmjen e kësaj të mërkure…
I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani për “Inside Story” ka rrëfyer përfshirjen e tij në botën e krimit. Nga një…
Kryebashkiau i Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen. Arsyet e largimit të tij nga posti ende mbeten të paqarta. Ermal…
Një aksident me pasojë plagosjen e një çifti të moshuarish ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Durrës. Mësohet se një adoleshent 16-vjeçar ka ndërruar jetë pasditen…